Paqëndrueshmëria në Ngushtica e Hormuzit po shkakton tronditje të forta në sektorin prodhues të Kinës, duke rritur kostot dhe pasigurinë për kompanitë në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Rihapja dhe mbyllja e përsëritur e kësaj rruge kyçe detare gjatë kësaj jave ka krijuar ndërprerje serioze në furnizimin global me energji, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e naftës dhe zinxhirët e furnizimit. Çmimi i naftës bruto Brent Crude ka arritur në rreth 100–105 dollarë për fuçi, nga rreth 70 dollarë që ishte para përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas aktorëve të industrisë, rritja e çmimeve të energjisë tashmë është reflektuar në karburantet e përpunuara dhe në lëndët e para me bazë nafte, të cilat janë thelbësore për prodhimin industrial. “Disa kompani kanë filluar të vonojnë ose anulojnë porositë”, tha Wang Chao, analist në Guangzhou Quantitative Consulting, duke theksuar se firmat po përpiqen të shmangin kalimin e kostove te konsumatorët.
Ndikimi është shtrirë përtej fabrikave. Dërgesat ndërkufitare të tregtisë elektronike dhe sektori i pajisjeve shtëpiake po përballen gjithashtu me rënie të kërkesës, pasi kostot e transportit janë rritur ndjeshëm, duke detyruar blerësit e huaj të shtyjnë ose kufizojnë porositë.
Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta. Edhe pse një armëpushim i përkohshëm dyjavor mes Iranit dhe SHBA-ve ngriti shpresa për stabilitet, mbyllja e re e Ngushticës nga Irani, në shenjë proteste ndaj sulmeve të Izraelit në Liban, ka shtuar pasigurinë në tregjet globale.
Ekspertët paralajmërojnë për pasoja më të thella.
“Ndërsa hyjmë në muajin e dytë të mbylljes, mungesat e naftës dhe derivateve të saj do të përshkallëzojnë ndjeshëm kostot”, tha Jayant Menon nga ISEAS – Instituti Yusof Ishak në Singapor.
Rritja e çmimeve të karburantit ka goditur drejtpërdrejt edhe logjistikën. Me kostot e transportit të shumëfishuara, shumë kompani po shmangin rrugët tradicionale dhe po devijojnë përmes Kepit të Shpresës së Mirë, duke shtuar kohën dhe shpenzimet e transportit.
Në këtë kontekst, disa kompani kanë kaluar në porosi afatshkurtra për të shmangur rrezikun e çmimeve të larta. Jeff Bowman, drejtues i kompanisë amerikane Cocona, tha se klientët në Kinë po blejnë “ditë pas dite”, ndërsa kompania e tij po shqyrton rritjen e çmimeve për shkak të presionit të kostove.
Autoritetet kineze ndërkohë mund të vendosin kufizime të reja eksporti për të mbrojtur furnizimin e brendshëm. Të dhënat tregojnë se Kina, eksportuesi më i madh i karburantit për avionë në rajonin Azi-Paqësor, uli eksportet me gati 40% në mars krahasuar me shkurtin.
“Po i japin përparësi stabilitetit të nevojave të brendshme mbi kërkesën e jashtme”, tha eksperti Kannan Govindan, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm strategjik në politikën ekonomike të Pekinit.
Zhvillimet e fundit tregojnë se kriza në Ngushticën e Hormuzit nuk është vetëm një çështje rajonale, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale dhe zinxhirët e furnizimit industrial.
The Geopost

Dokumentet zbulojnë operacione hibride ruse në Evropë: Plane për destabilizim dhe dezinformim masiv
Sulmet ndaj rafinerive godasin industrinë ruse të naftës: Moska ndalon eksportet e karburantit për avionë
“Kozakët” rusë në territoret e pushtuara të Ukrainës: Një kërcënim për identitetin e fëmijëve
Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit
Marina franceze kap tankerin e sanksionuar rus të flotës në hije në Atlantik
SHBA-të nisin një raund të ri sulmesh vetëmbrojtëse ndaj Iranit