Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim

The Geopost April 13, 2026 2 min read
Share the news

Derisa në Kosovë po përkujtohen krimet serbe gjatë luftës së fundit, Kuvendi i Serbisë ditë më parë, përmes një ekspozitë kushtuar kriminelit të luftës Obrad Stevanoviqit, një gjeneral i policisë serbe dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Millosheviqit.

Nga organizatat për të drejtat e njeriut kjo ekspozitë po cilësohet si përpjekje për revizionizëm historik dhe shtrembërim të fakteve të luftës në Kosovë.

Në Kuvendin e Serbisë është hapur ekspozita kushtuar Njësive Speciale të Policisë dhe komandantit të tyre, Obrad Stevanoviq. Pamjet nga hapja e saj kanë treguar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ish-zëdhënës i Slobodan Milosheviqit, duke shtrënguar duart dhe duke u buzëqeshur me veteranë, një gjest që është parë si anashkalim i fakteve të dokumentuara për krimet e luftës.

Ndërsa për autoritetet serbe kjo ekspozitë paraqitet si nderim për “heroizmin” e njësive policore, organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë atë një shenjë të qartë të revizionizmit historik dhe përpjekje për rehabilitimin e figurave të lidhura me krimet e luftës.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq thekson se parlamenti nuk duhet të shërbejë si hapësirë për rehabilitimin e narrativave mbi njësi dhe komandantë që janë dënuar nga Tribunali i Hagës.

“Ekspozita nuk është një pasqyrim historik, por përpjekje për të shtypur faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe për të legjitimuar një kujtesë selektive”, vlerëson ajo.

Kandiq paralajmëron se në ekspozitë mungojnë ngjarjet kyçe nga viti 1999.

“Nuk përmenden operacionet në zonën e Gjakovës, ku u vranë qindra civilë shqiptarë, as varrezat masive në Batajnicë apo krimet në Mejë, Korenicë dhe Beleg. Kjo nuk është lëshim, por mohim institucional”, thekson ajo.

Nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut vlerësojnë hapjen e ekspozitës si problematike në kontekstin e përballjes me të kaluarën.

“Në vend që, 25 vjet pas zbulimit të varrezave masive sekrete në Serbi, provat për operacionin monstruoz të fshehjes së trupave të paraqiten në institucionin përfaqësues, ministri aktual i Punëve të Brendshme, si dhe nënkryetari i Kuvendit, kanë keqpërdorur Kuvendin për të tentuar të pastrojnë biografinë e një gjenerali”, thotë Marko Milosavleviq, nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një qasje e tillë tregon shmangie nga përballja me të kaluarën dhe shtypje sistematike të fakteve për krimet e luftës, duke bërë thirrje për reagim të qartë institucional dhe shoqëror, raporton televizioni publik.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Gjilas: Humbja e Orbanit në Hungari, një sinjal ndryshimi – së shpejti edhe në Serbi
Next: Ndryshimet në Budapest dhe hungarezët në Vojvodinë: Sinjal i keq për Vuçiqin

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd 2 min read
  • Ballkan

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

The Geopost September 8, 2026
Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit 4 min read
  • Ballkan

Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 8, 2026
“Galeri banditësh”, kongresisti amerikan: Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, Vuçiq anti-amerikan 2 min read
  • Ballkan

“Galeri banditësh”, kongresisti amerikan: Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, Vuçiq anti-amerikan

The Geopost September 8, 2026
Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

The Geopost September 8, 2026
Shteti, Kisha dhe “heroi” – çfarë mesazhi dha Serbia me funeralin e Mladiqit 4 min read
  • Ballkan

Shteti, Kisha dhe “heroi” – çfarë mesazhi dha Serbia me funeralin e Mladiqit

The Geopost September 8, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore

The Geopost September 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.