Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Gjilas: Humbja e Orbanit në Hungari, një sinjal ndryshimi – së shpejti edhe në Serbi

The Geopost April 13, 2026 2 min read
Share the news

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, ka vlerësuar se rezultatet e zgjedhjeve në Hungari përfaqësojnë një mesazh të fortë politik dhe një nxitje për ndryshime të thella në Serbi.

Sipas tij, “energjia që ndiejnë qytetarët e Hungarisë” simbolizon, siç u shpreh ai, një moment të rëndësishëm kur autokracia po tërhiqet dhe shpresa po rikthehet në skenën politike të vendit.

Në një postim në platformën sociale “X”, Gjilas tha se sipas rezultateve të para të zgjedhjeve, është shënuar një humbje politike e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, të cilin ai e cilësoi si partnerin më të afërt politik dhe biznesor të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai shtoi se qytetarët e Hungarisë, sipas tij, nuk i kanë falur autoritetet për largimin nga rruga evropiane dhe për korrupsionin sistemik, duke i dhënë besimin liderit të opozitës Péter Magyar.

“Ne duam një ndryshim të tillë edhe në Serbi”, u shpreh Gjilas, duke përgëzuar Hungarinë për, siç e quajti ai, “guximin për ta rikthyer vendin në rrugën e lirisë, drejtësisë dhe Evropës”.

Në përfundim të deklaratës së tij, Gjilas theksoi se beson se “liria do të arrijë së shpejti në Serbi”.

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, teksa kryeministri aktual, Viktor Orban, e ka uruar për fitoren në votimet e së dielës.

Orban ka udhëhequr me Hungarinë për 16 vjet dhe në zgjedhjet e 12 prillit garoi për mandatin e gjashtë radhazi.

Në një prononcim për media, Orban tha se rezultati i zgjedhjeve “është i qartë” dhe “i dhimbshëm” për partinë e tij, por u zotua se do t’i shërbejë Hungarisë nga opozita.

Energija koju večeras osećaju građani Mađarske je ono čemu težimo i mi u Srbiji-trenutak kada autokratija odlazi, a nada se vraća. Najbliži politički i poslovni partner Aleksandra Vučića, Viktor Orban, čovek sa kojim je pre samo nekoliko dana izmišljao „terorističke pretnje“,…

— Dragan Djilas (@DraganDjilas) April 12, 2026

Tags: Aleksandar Vuçiq Dragan Gjilas Hungaria Serbia Viktor Orbán

Continue Reading

Previous: Paralajmërimi për ndaljen e fondeve të BE-së për Serbinë, Kearns: Brukseli më në fund po zgjohet
Next: Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim

BIRN zbulon mbi 25 ndërhyrje në GPS gjatë protestave studentore, Demokratët Evropianë kërkojnë përgjegjësi nga Serbia 2 min read
  • Ballkan

BIRN zbulon mbi 25 ndërhyrje në GPS gjatë protestave studentore, Demokratët Evropianë kërkojnë përgjegjësi nga Serbia

The Geopost July 23, 2026
Komisionerja Evropiane ngre alarmin për Serbinë: Shoqëria civile po përballet me fushata shpifëse dhe frikësim 3 min read
  • Ballkan

Komisionerja Evropiane ngre alarmin për Serbinë: Shoqëria civile po përballet me fushata shpifëse dhe frikësim

The Geopost July 23, 2026
Simiqi e kthen aksionin kundër ndërtimeve pa leje në narrativë për “dëbimin e serbëve” 2 min read
  • Ballkan

Simiqi e kthen aksionin kundër ndërtimeve pa leje në narrativë për “dëbimin e serbëve”

The Geopost July 23, 2026
Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek para vizitës në Beograd 2 min read
  • Ballkan

Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek para vizitës në Beograd

The Geopost July 23, 2026
Luftoi për Rusinë në Ukrainë u arrestua në Bosnje dhe Hercegovinë nën dyshimin për drogë dhe armë 2 min read
  • Ballkan

Luftoi për Rusinë në Ukrainë u arrestua në Bosnje dhe Hercegovinë nën dyshimin për drogë dhe armë

The Geopost July 23, 2026
Publikohen materiale të reja që rikthejnë dyshimet për rolin e strukturave të sigurisë serbe në rastin ‘Panda’ 5 min read
  • Ballkan

Publikohen materiale të reja që rikthejnë dyshimet për rolin e strukturave të sigurisë serbe në rastin ‘Panda’

The Geopost July 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.