Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Shpërndanin dërgesa në mënyrë të paligjshme, ndalohen punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës

The Geopost April 7, 2026 2 min read
Share the news

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë “të paligjshme” dërgesa postare.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se këta persona janë ndaluar pas një njoftimi se po shpërndanin letra.

“Morëm informacion se kishin dërgesa postare me vete, kryesisht bëhej fjalë për vendime nga gjykatat [e Serbisë]. Kjo është e paligjshme për Kosovën, letrat gjyqësore duhet të arrijnë përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha Elshani.

Ai shtoi se të ndaluarit janë liruar pas marrjes në pyetje dhe se me këtë rast tani po merret Departamenti për Krime Ekonomike.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar për koment Postës së Serbisë dhe po pret përgjigje.

Po ashtu, Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet brenda Postës së Serbisë se punonjësit e saj në Kosovë kanë vazhduar të punojnë pjesërisht në terren edhe pas mbylljes së institucioneve.

Institucionet e Serbisë në Kosovë konsiderohen nga autoritetet e Kosovës si paralele dhe të paligjshme, ndërsa mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024, pavarësisht kritikave të bashkësisë ndërkombëtare se fillimisht duhej të gjendej një zgjidhje alternative për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, të cilët kryesisht vijnë nga radhët e komunitetit serb.

Për shembull, serbët nga Kosova marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, disa prej të cilave u janë paguar në sportelet e Postës së Serbisë, si shtesat për fëmijë ose për lehonat, pensionet, ndihma sociale dhe të ngjashme.

Radio Evropa e Lirë në fillim të vitit 2025 ka publikuar edhe rrëfimin e një punonjësi në një nga institucionet e Serbisë, i cili ka deklaruar se disa ditë në javë punon edhe nga shtëpia, nga Kosova.

Përveç Postës së Serbisë, gjatë dy vjetëve të fundit janë mbyllur edhe Banka Postare e Kursimeve, Banka Kombëtare e Serbisë, drejtoritë e Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet komunale publike, organet e përkohshme komunale dhe shumë institucione të tjera.

Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë këto institucione, dhe shumicën i ka zhvendosur në zonat kufitare brenda territorit të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më parë se me mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë rreth 5.800 persona kanë mbetur pa vendet e tyre të punës, por se ata do të vazhdojnë të marrin pagat.

The Geopost

Tags: Kosova Serbia Veriu i Kosovës

Continue Reading

Previous: Një muaj paraburgim ndaj ish-pjesëtarit të MPB-së serbe, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Next: Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte gabim i rëndë

Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh

The Geopost May 1, 2026
Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

The Geopost April 30, 2026
Radoiçiq e Veselinoviq ndërtojnë perandori nëntokësore në zemër të Beogradit, nën vilat e tyre dyshohet se po bëjnë bunkerë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Radoiçiq e Veselinoviq ndërtojnë perandori nëntokësore në zemër të Beogradit, nën vilat e tyre dyshohet se po bëjnë bunkerë

The Geopost April 30, 2026
Rruga e dezinformatave nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit tek mediat e kontrolluara nga Kremlini 12 min read
  • Ballkan
  • News

Rruga e dezinformatave nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit tek mediat e kontrolluara nga Kremlini

The Geopost April 30, 2026
Infiltrimi i heshtur: Spiunazhi serbo-rus synon të minojë Kosovën dhe rendin ndërkombëtar 6 min read
  • Ballkan

Infiltrimi i heshtur: Spiunazhi serbo-rus synon të minojë Kosovën dhe rendin ndërkombëtar

The Geopost April 30, 2026
Milanoviq: Pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira 2 min read
  • Ballkan

Milanoviq: Pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira

The Geopost April 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.