Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kosova e arreston një serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

The Geopost April 4, 2026 2 min read
Share the news

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të shtunën një serb për të cilin dyshojnë se kishte kryer krime të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet A.D., dhe tha se ai dyshohet t’i ketë kryer krimet e pretenduara në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të qytetit jugor të Kosovës, Kaçanik.

Prokuroria nuk tregoi se ku ishte kapur ai, por tha se gjatë arrestimit të tij ka gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie ajrore dhe një uniformë të MUP-it, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi rreth të dyshuarit apo krimeve të dyshuara.

Arrestimi i tij vjen pak javë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.

Gjykata në Prishtinë i dënoi më 18 mars Zoran Kostiqit me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Milloviqin me 7 vjet burgim gjatë një seance javën e kaluar.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Tags: Kosova Krime Lufte Prokuroria Speciale e Kosovës Serbia

Continue Reading

Previous: Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA vazhdojnë të eksportojnë në Rusi
Next: Arrestimin për krime lufte, Serbia e paraqet si përndjekje të serbëve në Kosovë

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së 2 min read
  • Ballkan

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar

The Geopost October 16, 2026
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 16, 2026
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.