Portal Novosti përsëri shpërndan dezinformata dhe propagandë, duke prezantuar marrëveshjen mediatike dhe bashkëpunimin si “luftë hibride” kundër serbëve.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim standard mediatik që përfshin shkëmbimin e përmbajtjes, projekte të përbashkëta dhe rrjetëzim profesional.
Informacionet zyrtare dhe raportimi i RTK e mohojnë njëkohësisht një pretendim të tillë.
“Ky aleancë mediatike nuk është gjë tjetër veçse ‘artileri informative’”
“Me këtë akt zyrtarisht është hapur një fazë e re e luftës hibride kundër faktorëve serbë në Ballkan”
“Aksioni antisërb ka marrë edhe konfirmimin e tij mediatik”
“RTK 2 është një platformë për promovimin e narrativës shqiptare”
“Kjo marrëveshje mediatike shërben si një perde tymi për përfundimin e llogaridhënies me praninë serbe”
Analizë:
Marrëveshja e bashkëpunimit mes RTV FBiH dhe RTK u nënshkrua në Prizren gjatë konferencës “Next Gen Media Expo II”, një ngjarje e përkushtuar për zhvillimin e mediave, inovacionet digjitale dhe bashkëpunimin rajonal.
Pretendimi se aksioni antiserb ka marrë konfirmim mediatik është i pasaktë, pasi memorandum ndërmjet RTV FBiH dhe RTK përfaqëson një bashkëpunim standard mediatik të shërbimeve publike, të orientuar drejt shkëmbimit të programeve dhe zhvillimit profesional, dhe aspak një strategji politike ose etnike.
Qëllimi i tij është shkëmbimi i programeve, dokumentarëve, përmbajtjeve kulturore dhe trajnimeve për gazetarë, jo një front politik ose etnik.
Nuk ekziston asnjë motiv “antiserb” apo konfirmim i një aksioni të tillë.
Gjithashtu, sipas raportimit të RTK, marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e përmbajtjeve programore, shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e standardeve profesionale në punën e shërbimeve publike. Asnjëherë nuk përmenden qëllime politike ose të sigurisë, asnjë “front informativ”.
Konferenca “Next Gen Media Expo II” fokusohet në inovacionet mediatike, edukim dhe zhvillim profesional të shërbimeve publike. Asnjë burim nuk përmend aktivitete politike ose ushtarake.
Pretendimi i portalit Novosti se “memorandumi asiston aktivisht në lidhjen e qendrave me mosmarrëveshje ndaj Beogradit dhe Banjalukës” është i pasaktë, pasi marrëveshja merret kryesisht me bashkëpunim programor dhe prodhues, duke përfshirë shkëmbimin e përmbajtjeve dhe prodhimin e përbashkët të përmbajtjes informative.
Novosti gjithashtu pretendon gabimisht se RTK 2 marginalizon interesin serb, ndërkohë që kanali i shërbimit publik për minoritetet transmeton shumicën e programeve në gjuhën serbe dhe shtesë përmbajtje në gjuhën boshnjake, turke dhe rome, gjë që konfirmohet nga burime ndërkombëtare.
Pavarësisht fakteve, Novosti këtë ngjarje e paraqesin si “pakt kundër serbëve” dhe pjesë të “luftës hibride”, pa asnjë provë.

/The Geopost/

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70
Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë
Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit!
Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë