Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Kapje e shtetit dhe manipulime zgjedhore nga regjimi i Vuçiqit”, raporti i Bertelsmann Stiftung: Serbia klasifikohet si autokraci

The Geopost March 29, 2026 3 min read
Share the news

Serbia nuk konsiderohet më një shtet demokratik, por një “autokraci e moderuar”, sipas Indeksit të fundit të Transformimit të publikuar nga Bertelsmann Stiftung, duke nxitur reagime të shumta nga përfaqësues politikë dhe analistë.

Raporti thekson përkeqësim të vazhdueshëm të standardeve demokratike në Serbia, duke përmendur rënien e sundimit të ligjit, kufizimin e lirisë së medias dhe manipulimet në proceset zgjedhore.

Sipas vlerësimit, partitë në pushtet kanë “kapur” institucionet shtetërore ndër vite, duke minuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të vendit. Zgjedhjet, thuhet në raport, nuk i përmbushin më standardet minimale demokratike për shkak të parregullsive serioze.

Deputeti i Qendrës Serbe, Stefan Janjiq, deklaroi për gazetën Danas se ky vlerësim nuk është befasi.

“Ky nuk është një vlerësim politik i opozitës, por një konfirmim i asaj që qytetarët përjetojnë çdo ditë. Kur sundimi i ligjit shembet, zgjedhjet bëhen të pakuptimta dhe mediat vendosen nën kontrollin e qeverisë”, u shpreh ai.

Raporti nënvizon gjithashtu dominimin e sistemit politik nga presidenti Aleksandar Vuçiqi dhe Partia Progresive Serbe, të cilët, sipas analizës, ushtrojnë kontroll efektiv mbi qeverinë, parlamentin dhe gjyqësorin.

Ndër shqetësimet kryesore përmenden edhe praktikat e manipulimit zgjedhor, përfshirë ndarjen e zgjedhjeve lokale dhe regjistrimin e votuesve në zona ku nuk banojnë, me qëllim ndikimin në rezultate.

Nga ana tjetër, Branka Latinoviq nga Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare e cilësoi raportin si gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane.

Ajo vuri në dukje se nuk ka dallime të mëdha mes këtij raporti dhe vlerësimeve të Komisioni Evropian, por se raporti i Bertelsmann është më i detajuar dhe më kritik, duke reflektuar rënien e Serbisë në klasifikim.

Latinoviq theksoi se mënyra e qeverisjes është faktor kyç në këtë vlerësim, duke shtuar se pa forcimin e sundimit të ligjit nuk mund të ketë përparim në fusha të tjera, si institucionet demokratike apo liria e medias.

Ndërkohë, Konstantin Samofalov nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë kritikoi orientimin e regjimit, duke e lidhur atë me mbështetje nga qarqe anti-evropiane.

Në të njëjtën linjë, ish-ministrja Gordana Çomiq theksoi mungesën e dialogut si një nga arsyet kryesore të degradimit demokratik.

“Mungesa e dialogut prodhon pasoja serioze dhe e thellon krizën politike”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Milosh Stankoviq nga DSS-ja e Re e cilësoi Serbinë si një shtet autokratik me elemente në rritje totalitare, duke akuzuar pushtetin për kontroll të të tre degëve të qeverisjes dhe presion ndaj administratës publike për qëllime elektorale.

Raporti vëren gjithashtu se shoqëria civile dhe mediat e pavarura përballen me presione të vazhdueshme, përfshirë fushata shpifjeje dhe padi strategjike, ndërsa protestat e viteve 2024–2025 janë delegjitimuar nga autoritetet si përpjekje destabilizuese.

Deri më tani, përfaqësues të qeverisë serbe nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi këtë raport.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi
Next: “Regjimi i Vuçiqit po minon demokracinë”, Demokratët Evropianë ragojnë ashpër për incidentet zgjedhore në Serbi

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

The Geopost July 4, 2026
KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

The Geopost July 4, 2026
Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc 2 min read
  • Ballkan
  • News

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 4, 2026
Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit 5 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit

The Geopost July 4, 2026
Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

The Geopost July 4, 2026
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje 4 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.