Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar aktivizimin e strukturave kriminale për të ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjet komunale që do të mbahen sot, në disa komuna të Serbisë.
Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it brenda institucioneve të sigurisë.
Sipas burimeve, për shkak të frikës reale nga humbja e pushtetit në disa komuna si Bor, Arangjelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevac, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka, Vuçiq ka angazhuar drejtpërdrejt të akuzuarin për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe rrjetin e tij kriminal për të ushtruar presion ndaj votuesve dhe përkrahësve të partive opozitare në Serbi.
I njëjti burim ka thënë se për këtë qëllim janë përfshirë edhe pjesëtarët e “mbrojtjes civile”, dhe individë nga strukturat ilegale serbe në Kosovë.
“Këta persona, sipas informacioneve, pritet të përdoren për të deformuar procesin zgjedhor përmes kërcënimeve, blerjes së votës dhe manipulimeve të tjera të organizuara.”

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë
Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji
Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”
YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro