Është publikuar libri “Snajperistët e fundjavës” i gazetarit italian Ezio Gavazzeni, që zbardh atë që njihet si “gjahu njerëzor” mbi Sarajevë.
Ndërkaq, revista gjermane “Der Spiegel” vjen me detaje tronditëse mbi përfshirjen e ish-shefit të shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiq, dhe dyshimet për rolin e kryetarit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas hulumtimit, 30 vjet pas rrethimit katërvjeçar të Sarajevës, Prokuroria e Milanos po shqyrton akuzat se snajperistë të pasur nga Evropa Perëndimore udhëtonin drejt kodrave mbi qytet për të vrarë civilë, ku gratë shtatzëna dhe fëmijët konsideroheshin “viktima me çmimin më të lartë”.
Gjyqtari Guido Salvini pohon se sistemi ishte i sofistikuar:
“Nga Italia kishin origjinën dhjetëra, nëse jo qindra autorë, të cilët udhëtonin në grupe nga Beogradi drejt Sarajevës me helikopterë dhe automjete terreni.”
Hulumtimet flasin për rreth 230 italianë, francezë, belgë dhe zviceranë, që paguanin deri në 200 mijë marka për një “fundjavë vrasjesh”.
Një nga dosjet më tronditëse të arkivit të Sarajevës mban shënimin “Irina Qishiq 1992–1993”.
Irina u vra vetëm katër ditë pas ditëlindjes së parë, duke u bërë një nga 1,600 fëmijët viktima të rrethimit.
Ish-luftëtari i Armatës së Bosnjës, Naser Husiq, kujton: “Dërgoni gratë dhe fëmijët në vend të sigurt.” Ky ishte paralajmërimi për mbërritjen e “snajperistëve të fundjavës”.
Sipas gazetarit kroat Domagoj Margetiq, Vuçiq ka shërbyer si vullnetar nën komandën e çetnikut Sllavko Aleksiq, duke shoqëruar mysafirët e huaj.
Edhe Vojisllav Shesheli ka konfirmuar përfshirjen e tij në njësinë e Aleksiqit.
Dokumentet e gushtit 1992 sugjerojnë se Vuçiq ka marrë një pushkë Zastava dhe 20 mijë marka gjermane nga një mysafir italian, Roberto R.
Tre ish-komandantë çetnikë, që ishin dëshmitarë kyç, vdiqën në mënyrë misterioze në fund të vitit 2025.
Aleksandar Liçanin, ish-ushtarak serb i Bosnjës, kishte deklaruar se i shihte ‘turistët e safarit’ qëllonin mbi pleq e fëmijë dhe pastaj festonin deri në mëngjes.
Logjistikën e “Safarit të Sarajevës” raportohet se e ka drejtuar Dragosllav Bokan, aktualisht kryetar i këshillit drejtues të Teatrit Kombëtar të Serbisë.
Deputeti boshnjak Zllatko Miletiq ka deklaruar se është 100% i bindur se këto safari u organizuan nga shërbimet serbe të sigurimit:
“Sikur dëshmitarët të mos kishin vdekur ‘në mënyrë interesante’ vitin e kaluar, sot do të dinim çdo detaj.”
The Geopost

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës mund të rikthehet në agjendën e Kievit pas luftës
Regjisori serb akuzon Vuçiqin pas dhunës fizike ndaj tij: Ai kontrollon gjithçka që ndodh në Serbi
Deklarata e Zelenskyt, reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës
Stojkoviq godet Vuçiqin: Gati të shkatërrojë lumin dhe jetën e njerëzve vetëm për hakmarrje
Shkrimtari serb, Basara: Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe
Vuçiq e përdor Ibrin si kërcënim politik ndaj Kosovës, por e drejta ndërkombëtare ia kufizon veprimet Serbisë