Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

MPJ e Malit të Zi thërret për konsultime diplomatin në Moskë pas deklaratave pro-ruse

The Geopost February 27, 2026 3 min read
Share the news

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka thirrur për konsultime Aleksandar Obradoviqin, sekretar i tretë në Ambasadën e Malit të Zi në Rusi, pas paraqitjeve të mëparshme publike në të cilat ai promovoi hapur qëndrime pro-ruse. Lajmin e konfirmoi dikasteri i drejtuar nga ministri Ervin Ibrahimoviq.

Obradoviq, në maj të vitit të kaluar, ndërsa ushtronte detyrën e të ngarkuarit me punë në Moskë, mori pjesë në forumin “Dialogu Ballkanik 2025: Mali i Zi dhe Rusia” në Shën Petersburg, ku deklaroi se “Rusia dhe Mali i Zi janë dy shtete, një shpirt”, si dhe se “dy popuj janë një zemër”.

Ai theksoi gjithashtu se “rruga e shtruar prej kohësh nuk guxon të humbet”.

Më pas, në publik dolën edhe postimet e tij në rrjetet sociale, përfshirë një fotografi pranë monumentit të Feliks Dzerzhinskit në Lubjankë, themeluesit të policisë sekrete sovjetike Çeka, e cila konsiderohet simbol i përndjekjes politike dhe represionit.

Feliks Dzerzhinski ishte në krye të pararendëses së KGB-së ruse – Çekës. Ai konsiderohet përgjegjës për vdekjen e rreth 250 mijë personave. Çeka ka ekzekutuar pa gjyq dhjetëra dhe qindra mijëra njerëz në bodrumet e burgjeve dhe në vende publike.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ishte distancuar që atëherë nga deklaratat e tij, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë politikën zyrtare shtetërore dhe se janë dhënë pa konsultim dhe pa pëlqimin e Ministrisë. Po ashtu ishte bërë e ditur se ishin ndërmarrë hapat përkatës.

E pyetur për arsyet e thirrjes së re për konsultime, Ministria deklaroi shkurt se procedura është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Punët e Jashtme, pa dhënë detaje shtesë.

“Deklarata është dhënë pa konsultim dhe pa pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për çka, në raport me veprimin në fjalë, janë ndërmarrë hapat përkatës”, kishin deklaruar atëherë nga MPJ.

Në maj të vitit të kaluar, Obradoviq ishte diplomati i vetëm në përfaqësinë në Moskë, për çka përkohësisht ushtronte detyrën e të ngarkuarit me punë. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të MPJ-së, këtë pozitë aktualisht e ushtron Mirsad Biboviq, i cili në fund të vitit 2024 u tërhoq nga posti i ambasadorit në Danimarkë dhe Norvegji.

Sipas praktikës diplomatike, thirrja për konsultime zakonisht bëhet për sqarimin e qëndrimeve të caktuara, pas së cilës mund të pasojnë paralajmërime apo edhe largime nga shërbimi.

Rasti rihap çështjen e pranisë dhe ndikimit të kuadrove pro-ruse brenda rrjetit diplomatik të vendeve të rajonit, në një kohë kur Moska synon të ruajë levat politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në mars të vitit 2022, Moska e përfshiu Malin e Zi në listën e shteteve të huaja që “ndërmarrin veprime armiqësore kundër Rusisë, personave juridikë dhe fizikë rusë”.

Në atë periudhë, Mali i Zi dëboi pesë diplomatë rusë, me arsyetimin se aktivitetet e tyre ishin në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Si kundërmasë, më 24 mars, Rusia shpalli një diplomat të ambasadës malazeze në Moskë person non grata.

The Geopost

Tags: Mali i Zi Russia

Continue Reading

Previous: Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit
Next: Raport i ri i ICCT: Rusia vazhdon aktivitetet hibride kundër Evropës, të përfshirë edhe serbë

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan 2 min read
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

The Geopost October 16, 2026
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”? 7 min read
  • Botë
  • News

Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.