Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Wojcik: Prania e SHBA-së në Kosovë mbetet kyçe për stabilitetin rajonal

The Geopost February 22, 2026 3 min read
Share the news

Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane mund të krijojë pasiguri serioze dhe të hapë hapësirë për ndikime të jashtme destabilizuese.

Kështu ka deklaruar koloneli amerikan në pension Ray Wojcik, ish-udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Debati mbi praninë ushtarake amerikane në Kosovë u intensifikua këtë javë, pasi gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë angazhimet e saj të jashtme, përfshirë edhe misionin paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Aktualisht, në kuadër të këtij misioni shërbejnë rreth 590 trupa amerikane.

Megjithatë, një zyrtar i Pentagonit i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 19 shkurt se “nuk ka për momentin asnjë ndryshim për t’u njoftuar në dislokimin e forcave”.

Sipas Wojcik, SHBA-ja është duke rishikuar pozicionimin e saj ushtarak global, me theks në forcimin e rolit të aleatëve evropianë të NATO në mbrojtjen kolektive të Evropës, ndërkohë që Uashingtoni synon t’i japë prioritet Paqësorit dhe Hemisferës Perëndimore. Në këtë kuadër, ai tha se janë të pritshme ndryshime graduale në dislokimin e forcave amerikane në Evropë, por vetëm nëse plotësohen kushtet e duhura të sigurisë.

Tutje tha se kapaciteti dhe profesionalizmi i institucioneve të sigurisë së Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë shënuar përparim të dukshëm që nga shpallja e pavarësisë. Këto zhvillime, sipas tij, mundësojnë që NATO-ja, në afatgjatë, të kalojë nga një rol stabilizues në vijën e parë drejt një pranie më mbikëqyrëse.

Megjithatë, Wojcik paralajmëroi se çdo tërheqje e papritur e trupave amerikane apo aleate do të ishte gabim serioz.

Ai kujtoi tërheqjen kaotike nga Afganistani në vitin 2021 dhe sulmin e paramilitarëve serbë ndaj Policisë së Kosovës në vitin 2023, duke nënvizuar se një reduktim i madh i trupave amerikane do të ndikonte veçanërisht në aftësinë e KFOR-it për të parandaluar krizat dhe për të reaguar shpejt në situata emergjente.

Sipas tij, rreziku do të ishte edhe më i madh nëse reduktimet do të përfshinin kapacitete kyçe amerikane, si zbulimi dhe mbikëqyrja, aviacioni, evakuimi mjekësor, transporti dhe strukturat komanduese, duke e bërë reagimin ndaj krizave më të ngadaltë dhe më pak efektiv.

Wojcik paralajmëroi gjithashtu se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga Kosova mund të shfrytëzohet nga Rusia dhe Kina për të zgjeruar ndikimin e tyre politik, informativ, ushtarak dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se Moska dhe Pekini kanë bashkëpunim të ngushtë strategjik dhe se çdo perceptim i dobësimit të NATO-s do të përdorej për të minuar besimin në institucionet perëndimore në rajon.

Sipas tij, prania ushtarake amerikane në Kosovë ka një vlerë të madhe parandaluese, përtej numrit të trupave në terren, pasi dërgon një sinjal të qartë për angazhimin strategjik të SHBA-së dhe rrit koston e çdo veprimi destabilizues nga aktorët rajonalë.

Në rast se SHBA-ja vendos të reduktojë kontributin e saj në KFOR, Wojcik vlerësoi se aleatët evropianë të NATO-s duhet ta rrisin praninë e tyre për të ruajtur besueshmërinë e parandalimit.

Ai theksoi se, në afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte garancia më e fortë për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndonëse një hap i tillë kërkon kohë dhe konsensus politik mes vendeve anëtare.

Tags: KFOR Kosovë NATO SHBA Ushtria amerikane

Continue Reading

Previous: Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi 5 min read
  • Ballkan

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

The Geopost February 22, 2026
Vuçiq e përdor me tendencë çështjen “Sarajevo Safari” për të sulmuar Prishtinën pas thirrjes së Kurtit për gjykatë ndërkombëtare 6 min read
  • Ballkan

Vuçiq e përdor me tendencë çështjen “Sarajevo Safari” për të sulmuar Prishtinën pas thirrjes së Kurtit për gjykatë ndërkombëtare

The Geopost February 21, 2026
Mesazhe nacionaliste nga tribunat në Nish, transparenti për “rikthimin e ushtrisë në Kosovë” u shpërnda edhe në Telegram 1 min read
  • Ballkan

Mesazhe nacionaliste nga tribunat në Nish, transparenti për “rikthimin e ushtrisë në Kosovë” u shpërnda edhe në Telegram

The Geopost February 21, 2026
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gazë, përfshihen edhe Kosova e Shqipëria (Harta) 2 min read
  • Ballkan

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gazë, përfshihen edhe Kosova e Shqipëria (Harta)

The Geopost February 21, 2026
“Mos i besoni asaj që shihni”, eksperti i AI: Inteligjenca artificiale po e mjegullon kufirin mes realitetit dhe propagandës 3 min read
  • Ballkan

“Mos i besoni asaj që shihni”, eksperti i AI: Inteligjenca artificiale po e mjegullon kufirin mes realitetit dhe propagandës

The Geopost February 21, 2026
Kosova dhe SHBA diskutojnë forcimin e aleancës strategjike dhe rrugën drejt NATO-s 3 min read
  • Ballkan

Kosova dhe SHBA diskutojnë forcimin e aleancës strategjike dhe rrugën drejt NATO-s

The Geopost February 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.