Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mesazhe nacionaliste nga tribunat në Nish, transparenti për “rikthimin e ushtrisë në Kosovë” u shpërnda edhe në Telegram

The Geopost February 21, 2026 1 min read
Share the news

Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Serbisë, e zhvilluar në Nish, mes Crvena zvezda dhe Spartak Subotica, grupi i tifozëve “Delije” shfaqi një transparent me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Mesazhi, i cili bën thirrje për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosova, përbën një deklaratë politike të shfaqur në një ngjarje sportive.

Shfaqja e këtij transpareni nga tribunat riktheu edhe një herë vëmendjen mbi përdorimin e ndeshjeve sportive në Serbi si hapësira për dërgimin e mesazheve politike dhe nacionaliste, në vend që fokusi të mbetet ekskluzivisht te sporti dhe gara sportive.

Pamjet e transparencës nuk mbetën vetëm brenda stadiumit. Fotografitë dhe videot u shpërndanë me shpejtësi edhe në një kanal në platformën Telegram, i cili ndiqet nga rreth 22.900 persona.

Përmes kësaj platforme, u përhap edhe jashtë kontekstit të drejtpërdrejtë sportiv, duke arritur një audiencë më të gjerë në rrjetet sociale.

Ky nuk është rasti i parë që parulla me përmbajtje nacionaliste shfaqen në ngjarje sportive ku merr pjesë Crvena zvezda.

Transparentë me mesazhe për “rikthimin e ushtrisë në Kosovë” janë regjistruar edhe më herët, si në ndeshje futbolli ashtu edhe në takime basketbolli, duke treguar një vazhdimësi të përdorimit të sportit si platformë për shprehje politike./Thegeopost.

Tags: Kosova Nacionalizmi Serbia

Continue Reading

Previous: Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gazë, përfshihen edhe Kosova e Shqipëria (Harta)
Next: Vuçiq e përdor me tendencë çështjen “Sarajevo Safari” për të sulmuar Prishtinën pas thirrjes së Kurtit për gjykatë ndërkombëtare

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë” 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë”

The Geopost April 16, 2026
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë

The Geopost April 16, 2026
Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së 3 min read
  • Ballkan
  • News

Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së

The Geopost April 16, 2026
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska 4 min read
  • Ballkan

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

The Geopost April 15, 2026
Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit” 2 min read
  • Ballkan

Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”

The Geopost April 15, 2026
Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia 2 min read
  • Ballkan

Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia

The Geopost April 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.