Operatori hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn, është goditur nga një sulm kibernetik masiv, i cili ka paralizuar përkohësisht disa nga sistemet kryesore të kompanisë.
Autoritetet gjermane dhe ekspertët e sigurisë kibernetike nuk përjashtojnë mundësinë që pas këtij sulmi të qëndrojnë grupe hakerash të lidhura me Rusinë.
Si pasojë e një serie sulmesh të tipit DDoS (Distributed Denial of Service), sistemi i rezervimit të biletave dhe shërbimet e informacionit për pasagjerët dolën jashtë funksioni. Kjo situatë shkaktoi vonesa, konfuzion dhe ndërprerje të ndjeshme në funksionimin e infrastrukturës hekurudhore, e cila konsiderohet kritike për transportin dhe ekonominë e Gjermanisë, një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.
Sipas burimeve të specializuara në fushën e sigurisë kibernetike, karakteristikat teknike të sulmit dhe mjetet e përdorura përkojnë me modele të mëparshme operacionesh të atribuara grupeve hakerash të mbështetura ose të kontrolluara nga shërbimet ruse të inteligjencës.
Në këtë kontekst përmenden veçanërisht grupet APT28 dhe NoName057(16), të cilat janë lidhur më herët me sulme të ngjashme ndaj institucioneve dhe infrastrukturës kritike në vendet perëndimore.

Këto veprime janë pjesë e strategjisë hibride të Rusisë, e cila synon destabilizimin e shteteve anëtare të Bashkimi Evropian përmes ndërhyrjeve kibernetike, dezinformimit dhe presionit indirekt. Qëllimi kryesor i operacioneve të tilla është minimi i besimit të publikut në institucionet shtetërore dhe krijimi i një ndjenje pasigurie, kaosi dhe cenueshmërie në shoqëri.
Ndërprerjet në funksionimin e rrjetit hekurudhor nuk prekin vetëm transportin e përditshëm të pasagjerëve, por kanë ndikim edhe në sektorë të tjerë strategjikë. Infrastruktura hekurudhore luan një rol kyç në logjistikën ushtarake dhe në zinxhirët e furnizimit tregtar, çka e bën atë një objektiv të ndjeshëm në kontekstin e tensioneve aktuale gjeopolitike.
Sulmi kibernetik ndaj Deutsche Bahn shihet si një vazhdim i masave hibride të Kremlinit kundër Evropës, në një kohë kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore mbeten të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë.
The Geopost

BE-ja drejt ndryshimit historik: 11 vende kërkojnë t’i jepet fund vetos “obstruktive” në politikën e jashtme
Vizita e shefit të CIA-s në Moskë dhe dështimi i diplomacisë sekrete të Kremlinit
Evropianët kundërshtojnë rikthimin e Rusisë në G20 – refuzuan të bënin foto me ministrin Anton Siluanov
Eurodeputeti polak paralajmëron për kërcënimin rus: Nuk po përballemi më vetëm me luftë hibride
Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin
Polonia nis hetim për terrorizëm pas zjarrit në fabrikën e prodhimit të dronëve