Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Matiq: Ambasadorët e BE-së janë të tronditur nga ajo që po u ndodh gazetarëve në Serbi

The Geopost February 19, 2026 3 min read
Share the news

Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqata e Medias Elektronike të Pavarur (ANEM), Veran Matiq, deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se më shumë se 20 diplomatë nga vendet e Bashkimit Evropian janë “të tronditur nga ajo që po u ndodh gazetarëve dhe medias në Serbi” dhe nga përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës.

Sipas tij, kjo ishte përshtypja e përgjithshme nga takimi i zhvilluar me ta, ku diplomatët shprehën shqetësim për përkeqësimin dramatik të kushteve për media, “dita-ditës, ora-orës”. Takimi u mbajt më 12 shkurt në Delegacionin e BE-së në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave kryesore të mediave në Serbi.

Matiq tha se u prezantoi diplomatëve një “listë për eliminim” me 45 gazetarë, analistë, profesorë dhe avokatë, për të cilët, sipas tij, Qendra për Stabilitet Social ka paralajmëruar se do t’u “vizatojë shënjestra në ballë” përmes videove me përmbajtje shpifëse. Ai theksoi se shumë prej këtyre gazetarëve tashmë përballen me linçim publik, kërcënime dhe sulme fizike që, sipas tij, nuk hetohen siç duhet.

“Ka një rritje të paparë të numrit të çështjeve të hapura në prokurori dhe një rënie të paparë të numrit të çështjeve të zgjidhura. Kemi pothuajse një pandëshkueshmëri të plotë, me vetëdijen e kryesve se do të amnistohen nga presidenti nëse ndëshkohen”, deklaroi Matiq.

Ai shtoi se disa gazetarë që merren me gazetari hulumtuese dhe zbulojnë raste korrupsioni e krimi janë në rrezik real për jetën, duke theksuar se mbrojtja e tyre mbështetet kryesisht në solidaritetin profesional.

Sipas tij, policia nuk u është përgjigjur në mënyrë efektive kërkesave të prokurorisë për mbledhje informacioni dhe nuk ka kryer hetime të plota. “Gazetarët e sulmuar nuk janë mbrojtur, edhe kur policia ka qenë e pranishme, ndërsa në disa raste janë rrahur vetë gazetarët”, tha ai.

Matiq bëri të ditur se pas transmetimit të dokumentarit “Epoka e Keqe 2”, ku ai paraqitet si “agjent i huaj, spiun dhe tradhtar”, është kontaktuar nga kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, i cili e ka pyetur për gjendjen dhe mënyrat e mundshme të mbështetjes.

Ai kërkoi organizimin e një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të organizatave të mediave, takim që u realizua me pjesëmarrjen e më shumë se 20 ambasadorëve dhe zëvendësambasadorëve, si dhe përfaqësuesve të NUNS, UNS, ANEM, Shoqatës së Medias, Shtypit Lokal dhe Fondacionit Sllavko Ćuruvija.

Matiq theksoi se në dokumentarin për të është akuzuar për bashkëpunim me interesa amerikane, britanike dhe gjermane, duke shtuar se një nga arsyet kryesore të sulmeve ndaj tij është mbrojtja e vazhdueshme e gazetarëve të sulmuar.

Ai vlerësoi mbështetjen e programit “Gazetarët e Sigurt” dhe linjës SOS për raportimin e kërcënimeve, të mbështetura nga Delegacioni i BE-së dhe Misioni i OSBE-së në Serbi, duke theksuar se komunikimi mes shtetit dhe komunitetit mediatik është dëmtuar rëndë.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq ka shkatërruar rendin kushtetues me amnisti të paligjshme dhe duke penguar zgjedhjen ligjore të anëtarëve të Këshillit REM, gjë që e ka pranuar edhe vetë”, deklaroi Matiq.

Në fund, ai theksoi se pavarësisht presioneve dhe sulmeve, gazetarët nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë të angazhohen për gazetari profesionale dhe të pavarur.

The Geopost

Tags: Ambasadorët e BE-së në Serbi Veran Matiq

Continue Reading

Previous: Si po i mbyllet Serbisë dera drejt Bashkimit Evropian
Next: Trumpi i ofron ‘garanci’ Kosovës në raport me Serbinë: Nëse nuk ia dilni, më thirrni

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë” 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë”

The Geopost April 16, 2026
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë

The Geopost April 16, 2026
Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së 3 min read
  • Ballkan
  • News

Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së

The Geopost April 16, 2026
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska 4 min read
  • Ballkan

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

The Geopost April 15, 2026
Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit” 2 min read
  • Ballkan

Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”

The Geopost April 15, 2026
Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia 2 min read
  • Ballkan

Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia

The Geopost April 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.