Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Beogradi e quajti kërcënim, NATO i përgjigjet Serbisë që u ankua për lidhjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë

The Geopost February 14, 2026 2 min read
Share the news

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO, Radmila Shekerinska, ka komentuar reagimet e Serbisë lidhur me marrëveshjen ushtarake ndërmjet Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, duke theksuar se dy vendet anëtare të aleancës janë kontribuues të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, ajo deklaroi se Shqipëria dhe Kroacia janë aleatë të besueshëm dhe aktivë në kuadër të NATO-s, përfshirë edhe angazhimin e tyre në misionin paqeruajtës KFOR.

“Shqipëria dhe Kroacia nuk janë vetëm aleatë të besueshëm dhe të vlefshëm brenda Aleancës. Ato janë gjithashtu kontribuese të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ato janë të pranishme në KFOR, por në përgjithësi janë shumë të përqendruara në mbështetjen e kësaj agjende në rajon”, ka thënë Shekerinska.

Zyrtarja e lartë e NATO-s theksoi gjithashtu se aleanca nuk është e përfshirë në diskutimet për marrëveshjen në fjalë dhe se anëtarësimi në NATO nuk e pengon një shtet aleat të lidhë marrëveshje të tjera të mbrojtjes me vende të treta.

“Ajo që shohim në përgjithësi është se, sigurisht, situata gjeopolitike globale ka ndikuar edhe në rajon. Ju shikoni më shumë ushtrime, më shumë investime në mbrojtje dhe siguri, por ne gjithmonë u bëjmë thirrje aleatëve dhe partnerëve që të angazhohen edhe në dialogun politik dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura në rajon. Prania jonë në Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë këtë lloj dialogu politik”, tha ajo.

Komentet vijnë pasi Serbia reagoi ditë më parë ndaj takimeve dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke e paraqitur këtë zhvillim si një kërcënim për sigurinë e saj.

The Geopost

Tags: Kosova Kroacia NATO Serbia Shqipëria

Continue Reading

Previous: Nga parlamenti i Kanadasë: Urimi i veçantë për 18-vjetorin e shtetit të Kosovës
Next: Vuçiq në Ankara: Nga akuzat për dronët e Kosovës te “miqësia e sinqertë” me Erdoganin

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

The Geopost October 15, 2026
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni 2 min read
  • Ballkan

Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni

The Geopost October 15, 2026
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur 12 min read
  • Ballkan

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.