Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Kongresmeni amerikan Kieth Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kyç për stabilitetin e Ballkanit

The Geopost February 8, 2026 3 min read
Share the news

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për të garantuar stabilitetin dhe ekuilibrin e sigurisë në Ballkan.

Ky ishte mesazhi i qartë i kongresmenit amerikan Kieth Self, i cili foli gjatë një Forumi të Sigurisë të mbajtur në Kongresin Amerikan, ku ishin të pranishëm edhe deputetë shqiptarë.

Duke folur për sfidat e sigurisë në rajon, Self theksoi se Ballkani mbetet një zonë e ndjeshme dhe potencialisht e paqëndrueshme, ndërsa theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një faktor thelbësor stabilizues.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe – dhe e kam marrë si mision personal – është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan – Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti – dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”, deklaroi kongresmeni amerikan.

Self theksoi se pa një arkitekturë të qëndrueshme sigurie, rajoni mbetet i ekspozuar ndaj tensioneve dhe ndikimeve destabilizuese, duke e bërë të domosdoshme një qasje proaktive nga SHBA dhe aleatët e saj për të forcuar sigurinë kolektive në Ballkan.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe bashkëdrejtues i punimeve të konferencës, i cili mbështeti fuqishëm idenë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.

Mediu theksoi se pritshmëritë janë që vendet anëtare të NATO-s të bien dakord të paktën për nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës, duke vlerësuar përpjekjet që institucionet e Kosovës po bëjnë për të përmbushur standardet e kërkuara nga aleanca.

“Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s”, u shpreh Mediu.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të rajonit dhe aleatëve perëndimorë, duke nënvizuar se siguria kolektive është një interes i përbashkët.

Gjatë forumit, pjesëmarrësit diskutuan edhe për çështje më të gjera të sigurisë euroatlantike, përfshirë planin për rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vendet anëtare të NATO-s, raporton A2CNN.

Kjo temë u vlerësua si pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës në një kontekst global gjithnjë e më të pasigurt, ku Ballkani mbetet një nga rajonet që kërkon vëmendje të vazhdueshme strategjike.

Forumi i Sigurisë në Kongresin Amerikan shërbeu si një platformë për të riafirmuar mbështetjen e disa ligjvënësve amerikanë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe për të theksuar rolin kyç të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Continue Reading

Previous: SHBA-ja paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë
Next: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake

Propaganda ruse në rrota: Si Dita e Rusisë shënohet nga rrugët e Nishit deri në sallat e Banjallukës 2 min read
  • News

Propaganda ruse në rrota: Si Dita e Rusisë shënohet nga rrugët e Nishit deri në sallat e Banjallukës

The Geopost June 13, 2026
‘Regjimentet e Pavdekshme’ dhe një parti minoritare: Gjashtë organizata pro-ruse në të njëjtën adresë në Beograd 13 min read
  • Botë
  • News

‘Regjimentet e Pavdekshme’ dhe një parti minoritare: Gjashtë organizata pro-ruse në të njëjtën adresë në Beograd

The Geopost June 13, 2026
“Duhet të jemi gati për luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus 2 min read
  • Botë
  • News

“Duhet të jemi gati për luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus

The Geopost June 12, 2026
NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti 4 min read
  • Botë
  • News

Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

The Geopost June 12, 2026
Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022 3 min read
  • News

Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022

The Geopost June 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.