Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Davos: Donald Trump themelon Bordin e Paqes për Gazën

The Geopost January 22, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, e jetësoi Bordin e Paqes, një nismë që ai thotë se synon të zgjidhë konfliktet globale dhe të promovojë stabilitet e paqe “në zonat e prekura apo të kërcënuara nga konfliktet”.

Në ceremoninë nënshkruese të nismës ndërkombëtare, që u zhvillua në Davos të Zvicrës, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Osmani tha se marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Bord do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”, shkroi ajo në Facebook pas ceremonisë së nënshkrimit.

Përveç Kosovës, në ceremoninë në Davos të Zvicrës morën pjesë udhëheqës nga Bahrejni, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Që të gjitha këto shtete janë pajtuar që t’i bashkohen Bordit të Paqes.

Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar nëntorin e vitit të kaluar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, Karta e Bordit nuk e kufizon rolin vetëm në Gazë.

“Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”, tha Trump gjatë ceremonisë në Davos të Zvicrës, duke iu referuar me gjasë shqetësimeve se Bordi do të synojë të zëvendësojë OKB-së, institucion që Trump e ka kritikuar shpesh.

Bordi do të udhëhiqet nga Trumpi, ndërkaq ai do të ketë edhe Bordin Ekzekutiv ku janë emëruar si anëtarë: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, miliarderi Mark Rowan, biznesmeni amerikan Ajay Banga dhe këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert Gabriel. Ndërkaq, Nickolay Mladenov, politikan bullgar do të jetë përfaqësues i Bordit të Paqes në Gazë.

Shtëpia e Bardhë ka dërguar ftesa në më shumë se 50 vende. Anëtarët janë ftuar që të kenë një mandat prej tre vjetësh. Pas përfundimit të këtij mandati, ata do të vendosin nëse duan të jenë anëtarë të përhershëm dhe për një status të tillë duhet të paguajnë 1 miliard dollarë.

Përveç shteteve që morën pjesë në ceremoninë në Davos, edhe Shqipëria, Izraeli, Egjipti, Bjellorusia dhe Vietnami janë pajtuar që të bëhen pjesë e Bordit. Trump ka thënë se edhe Rusia ka pranuar të jetë pjesë e tij.

Pjesëmarrja e Rusisë në këtë trup është kundërshtuar nga Ukraina.

The Geo Post

Tags: Bordi i Paqes Davos Donad Trump Gaza

Continue Reading

Previous: Gjermania arreston tre persona për spiunazh dhe mbështetje të forcave pro-ruse
Next: Trump, Putinit: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën 2 min read
  • Botë
  • News

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën

The Geopost July 17, 2026
Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes 1 min read
  • Botë
  • News

Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes

The Geopost July 17, 2026
Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni 3 min read
  • Botë
  • News

Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni

The Geopost July 17, 2026
Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën

The Geopost July 16, 2026
SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh 1 min read
  • Botë

SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

The Geopost July 16, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.