Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump: SHBA-ja do ta “drejtojnë” Venezuelën deri në “tranzicion të mençur” pas kapjes së Maduros

The Geopost January 3, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara kanë nisur bashkëpunimin me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro në një operacion ushtarak të gjerë të SHBA-së.

I pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të punojë me Rodríguez, Trump tha se ajo ishte betuar si presidente, por shtoi se ishte “zgjedhur nga Maduro”.

Sipas tij, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka zhvilluar tashmë bisedime me Rodríguez.

“Marco sapo pati një bisedë me të dhe ajo është, në thelb, e gatshme të bëjë atë që ne mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën përsëri të madhe”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se Rodríguez i kishte thënë Rubios: “Do të bëjmë çfarë të duash”, duke theksuar se, sipas tij, “nuk ka realisht zgjidhje tjetër”.

Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara planifikojnë ta “drejtojnë Venezuelën” për një periudhë të pacaktuar dhe të “rindërtojnë infrastrukturën e naftës”, pas kapjes së Maduros.

Ai tha se prania amerikane do të vazhdojë derisa vendi të “rikthehet në rrugën e duhur”, pa dhënë një afat kohor të qartë.

Sipas autoriteteve amerikane, Nicolás Maduro pritet të mbërrijë sot në Nju Jork, ku do të përballet me akuza për trafik droge dhe armësh.

Edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, është vënë në paraburgim, pasi çifti u arrestua gjatë një bastisjeje nate nga forcat elitare amerikane.

Udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, ka bërë thirrje që të emërohet një kandidat i opozitës për të udhëhequr vendin.

Ndërkohë, ministri i jashtëm venezuelian këmbëngul se Maduro mbetet kreu legjitim i shtetit.

Në kryeqytetin Karakas, reagimet e qytetarëve janë të përziera: disa festojnë atë që e quajnë “ndryshim pozitiv”, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se kapja e Maduros mund të thellojë krizën dhe të sjellë “një konflikt edhe më të keq”, raporton CNN./TheGeoPost.

Tags: Donald Trump Nicolás Maduro SHBA Venezuela

Continue Reading

Previous: Intelegjenca ukrainase: Rusia po planifikon sulm të rremë në vendin e kultit me viktima ‘të konsiderueshme’
Next: Rusia përballet me stagnacion ekonomik në 2026 për shkak të luftës dhe sanksioneve perëndimore

Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus

The Geopost October 17, 2026
Turqia rrit me 229 për qind fondet për armë dhe municione në vitin 2027 2 min read
  • Botë
  • News

Turqia rrit me 229 për qind fondet për armë dhe municione në vitin 2027

The Geopost October 17, 2026
Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime 2 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime

The Geopost October 17, 2026
Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan 2 min read
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.