Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Kremlini ngadalëson mesazhet e WhatsApp-it, një hap më pranë diktaturës digjitale të Putinit

The Geopost December 25, 2025 2 min read
Share the news

Autoritetet ruse kanë përshkallëzuar kufizimet ndaj WhatsApp-it, duke ulur ndjeshëm shpejtësinë e platformës deri në 80%, në atë që avokatët e të drejtave digjitale e përshkruajnë si një pararendës efektiv të një ndalimi të plotë.

Shtrëngimi vjen në mes të deklaratave të ripërtërira të presidentit rus Vladimir Putin për arritjen e “sovranitetit të internetit”, një term që interpretohet gjerësisht si ambicia e Kremlinit për të ushtruar kontroll të plotë shtetëror mbi rrjedhat e informacionit online.

Shërbimi Federal rus për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Medias Masive, nuk ka shpallur zyrtarisht një bllokim të plotë, por ka paralajmëruar se kufizimi i plotë është afër, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Veprimet ndaj WhatsApp-it, shërbim në pronësi të Meta Platforms, tashmë e deklaruar si “organizatë ekstremiste” në Rusi dhe dikur shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në këtë vend, shënon një ndryshim të ndjeshëm. Ndërsa Instagram-i dhe Facebook-u i Meta-s u ndaluan në mars 2022 pas agresionit ustarak të Rusisë në Ukrainë, WhatsApp-i kishte mbetur i qasshëm.

Në konferencën e tij vjetore, Putin pretendoi se Rusia kishte arritur “sovranitet të plotë të internetit”.

Që nga viti 2019, Rusia ka miratuar ligje që kërkojnë ruajtjen lokale të të dhënave, që mandatojnë bashkëpunimin nga ofruesit e shërbimeve të internetit, dhe që mundësojnë agjencitë shtetërore të izolojnë internetin rus RuNet nga rrjeti global.

Ekspertët thonë se ngadalësimi i WhatsApp-it mund të jetë një provë e hershme e aftësisë së shtetit për të kufizuar teknikisht mjetet e komunikimit të enkriptuar pa provokuar reagime të gjera. Ndryshe nga Facebook-u ose Instagram-i, WhatsApp-i mbetet popullor mes rusëve për mesazhe private dhe komunikim biznesi.

Shoqëria për Mbrojtjen e Internetit beson se ndërprerja u arrit duke përdorur teknologjinë e inspektimit të thellë të pakove (DPI), të njëjtën metodë të përdorur për të bllokuar VPN-të dhe për të censuruar web-faqe. Këto mjete mundësojnë autoritetet të monitorojnë dhe filtruar në mënyrë selektive trafikun e internetit në kohë reale, madje edhe në platforma të enkriptuara.

Avokatët e të drejtave digjitale paralajmërojnë se lëvizja sinjalizon një intensifikim të politikës represive të internetit të Rusisë.

Për momentin, përdoruesit rusë po raportojnë vështirësi të gjera në aksesimin e WhatsApp-it, veçanërisht përmes rrjeteve mobile. Grupi rus i të drejtave digjitale Roskomsvoboda tha se raportet për ndërprerje kishin rritur ndjeshëm në rajone të shumta./The Geopost/

Tags: Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Estonia paralajmëron Rusinë: Ushtarët rusë do të përballen me forcë vdekjeprurëse në kufi
Next: Pyetje të kontrolluara, gënjeshtra të sajuara: Brenda makinës së mesazheve të fundvitit të Putinit

Dokumentet zbulojnë operacione hibride ruse në Evropë: Plane për destabilizim dhe dezinformim masiv 2 min read
  • Botë

Dokumentet zbulojnë operacione hibride ruse në Evropë: Plane për destabilizim dhe dezinformim masiv

The Geopost June 2, 2026
Sulmet ndaj rafinerive godasin industrinë ruse të naftës: Moska ndalon eksportet e karburantit për avionë 2 min read
  • Botë

Sulmet ndaj rafinerive godasin industrinë ruse të naftës: Moska ndalon eksportet e karburantit për avionë

The Geopost June 2, 2026
“Kozakët” rusë në territoret e pushtuara të Ukrainës: Një kërcënim për identitetin e fëmijëve 9 min read
  • Analiza
  • Botë

“Kozakët” rusë në territoret e pushtuara të Ukrainës: Një kërcënim për identitetin e fëmijëve

The Geopost June 2, 2026
Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit 4 min read
  • Botë

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

The Geopost June 1, 2026
Marina franceze kap tankerin e sanksionuar rus të flotës në hije në Atlantik 2 min read
  • Botë

Marina franceze kap tankerin e sanksionuar rus të flotës në hije në Atlantik

The Geopost June 1, 2026
SHBA-të nisin një raund të ri sulmesh vetëmbrojtëse ndaj Iranit 2 min read
  • Botë

SHBA-të nisin një raund të ri sulmesh vetëmbrojtëse ndaj Iranit

The Geopost June 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.