Një ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), i cili më vonë ishte integruar në Policinë e Kosovës, është arrestuar të shtunën në Leshak, nën dyshimin për përfshirje në kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor, brenda territorit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se i arrestuari, i identifikuar me inicialet V.M., ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë.
Sipas Sveçlës, V.M. dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në kidnapimin e Milan Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.
“V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e inteligjencës dhe të ushtrisë së Serbisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë serbe, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë në vitin 2023”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ministri në detyrë theksoi se drejtësia në Kosovë është e pashmangshme dhe se të gjithë personat përgjegjës, herët a vonë, do të dalin para organeve të drejtësisë.
“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitet për të adresuar çdo kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës që janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë dhe që strehohen atje për qëllime politike dhe të sigurisë”, ka shtuar ai.
Sveçla bëri të ditur se aksioni i arrestimit në Leshak është realizuar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas tij, V.M. ishte integruar në Policinë e Kosovës pas vitit 2013, nga e cila më pas kishte dhënë dorëheqje.

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu