Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Margetiç: Vuçiq po fshin gjurmët e krimeve në Sarajevë, përmes BIA-s po largon dëshmitarë kyç të luftës

The Geopost December 17, 2025 2 min read
Share the news

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se autoritetet serbe kanë organizuar fshehurazi largimin e një dëshmitari kyç të krimeve të luftës nga Bosnja dhe Hercegovina për ta bërë të paarritshëm për drejtësinë ndërkombëtare.

Në një video të publikuar në Facebook, Margetiç deklaron se Vuçiq po “fshin gjurmët” e përfshirjes së tij të dyshuar në krimet e luftës gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90.

“Aleksandar Vuçiq ka filluar të heqë provat e krimeve të tij të luftës në Sarajevë,” thotë Margetiç në video.

Sipas gazetarit kroat, Slavko Aleksiq, një ‘vojvodë çetnik’ i vetëshpallur dhe ish-komandant i njësisë ku Vuçiq dyshohet se kishte shërbyer si vullnetar lufte, është një nga dëshmitarët kryesorë që mund të inkriminojë presidentin serb.

Margetiç thotë se Aleksiq ka komanduar një njësi që ofronte mbështetje logjistike për të ashtuquajturat “safari snajper” në Sarajevë, term i përdorur për të përshkruar sulmet ndaj civilëve gjatë rrethimit të qytetit.

“Slavko Aleksiq është një nga dëshmitarët kryesorë që mund të inkriminojë si Vuçiqin, ashtu edhe pjesëmarrësit e tjerë në këto krime,” thekson Margetiç.

Më tej, gazetari kroat pohon se Aleksiq kishte jetuar për vite me radhë në fshehtësi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ishte i disponueshëm për autoritetet gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas tij, situata ndryshoi rreth dhjetë ditë më parë.

“Me urdhër të drejtpërdrejtë të Aleksandar Vuçiqit, BIA organizoi një operacion për nxjerrjen e fshehtë të Slavko Aleksiqit nga Bosnja dhe Hercegovina,” shprehet Margetiç.

Ai shton se Aleksiq është transferuar në Beograd dhe ndodhet në një institucion shëndetësor, me shumë gjasë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, për të krijuar, siç thotë ai, një alibi mjekësore që Serbia të refuzojë ekstradimin dhe marrjen në pyetje të tij.

Akuza për ndikim në drejtësinë e Bosnjës

Margetiç akuzon gjithashtu Vuçiqin se për vite me radhë ka ushtruar ndikim mbi Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, përmes presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Sipas tij, kryeprokurori Milanko Kajganiq dhe ish-prokurorja e krimeve të luftës Vedrana Mijoviq kanë qenë pjesë e këtij mekanizmi.

“Vuçiq ka kontrolluar për vite me radhë rastet e krimeve të luftës në Bosnje përmes njerëzve të tij,” thotë gazetari kroat.

Ai përmend edhe dekorimin e Mijoviq nga Vuçiq në Beograd në vitin 2022, si dhe për pasuri të pajustifikuara, të cilat, sipas tij, nuk mund të shpjegohen me pagën e një prokuroreje./TheGeopost.

Tags: Aleksandar Vuçiq Domagoj Margetiç Safari Sarajevo

Continue Reading

Previous: A po i afrohet fundi varësisë së Serbisë nga gazi rus?
Next: Tre goditje për Vuçiqin në vetëm pak muaj

Rashiq: I njoftova ambasadat për presionin e Beogradit ndaj serbëve që nuk e përkrahin Listën serbe 2 min read
  • Ballkan

Rashiq: I njoftova ambasadat për presionin e Beogradit ndaj serbëve që nuk e përkrahin Listën serbe

The Geopost June 2, 2026
Serbia kopjon Rusinë dhe Irani për të gjurmuar disidentët – akuzohet për përdorim të softuerëve për njohjen e fytyrës 4 min read
  • Ballkan

Serbia kopjon Rusinë dhe Irani për të gjurmuar disidentët – akuzohet për përdorim të softuerëve për njohjen e fytyrës

The Geopost June 2, 2026
Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO 5 min read
  • Ballkan

Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

The Geopost June 1, 2026
Studentët në Serbi: Nga protestat kundër qeverisë te narrativat nacionaliste për Kosovën 9 min read
  • Ballkan

Studentët në Serbi: Nga protestat kundër qeverisë te narrativat nacionaliste për Kosovën

The Geopost June 1, 2026
Sipas raportit të BE-së për Serbinë: Korrupsioni nuk po dobësohet, presioni mbi median po rritet 9 min read
  • Ballkan
  • News

Sipas raportit të BE-së për Serbinë: Korrupsioni nuk po dobësohet, presioni mbi median po rritet

The Geopost May 31, 2026
Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO 5 min read
  • Ballkan
  • News

Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

The Geopost May 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.