Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të reja kundër mediave dhe organizatave të lidhura me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të luftuar fushatat e dezinformimit dhe kërcënimet kibernetike nga shtetet e huaja.
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, tha se sanksionet godasin kanalin rus në Telegram “Rybar”, Fondacionin për Mbështetjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit – të cilin inteligjenca estoneze e përshkruan si një fasadë të agjencisë ushtarake ruse GRU – si dhe Qendrën për Ekspertizë Gjeopolitike, një “think tank” i drejtuar nga ideologu ultra-nacionalist rus Alexander Dugin.
Cooper konfirmoi gjithashtu se dy kompani me bazë në Kinë janë sanksionuar për “aktivitete masive dhe pa dallim kibernetike” kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të saj.
Duke folur në Ministrinë e Jashtme në Londër, Cooper paralajmëroi se vendet perëndimore po përballen me një rritje të kërcënimeve hibride, të cilat synojnë të godasin infrastrukturën kritike, të minojnë interesat kombëtare dhe të ndërhyjnë në proceset demokratike.
“Ne duhet ta quajmë këtë ashtu siç është: luftë informacioni ruse. Dhe ne po mbrojmë veten”, deklaroi ajo.
Qeveria britanike ka theksuar se do të vijojë të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të kundërshtuar propagandën dhe ndërhyrjet e huaja, ndërsa tensionet me Moskën mbeten të larta për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit
Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën
Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes
Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni
Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën