Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Beogradi edhe një hap afër Moskës, Inteligjenca ruse formon Shoqërinë historike ruse në Serbi

The Geopost June 11, 2025 2 min read
Share the news

Serbia dhe Rusia edhe njëherë kanë vënë në pah lidhjet e tyre të ngushta. Hapi i fundit që ndërmorën është hapja e zyrës përfaqësuese të Shoqërisë Historike Ruse (RIO) në Beograd, degë të së cilës u paralajmërua se do të hapen në shtatë rajone të tjera.

Ky vendim u mor në asamblenë e përgjithshme të RIO-s, raportoi TASS, transmeton The Geopost.

“Propozohet që zyra përfaqësuese e Shoqërisë Historike Ruse të krijohet në qytetin e Beogradit, Republika e Serbisë”, tha Ruslan Gagkuev, kryetar i Bordit të Drejtorëve të RIO-s.

Ndonëse u pyet nëse është dikush kundër kësaj iniciative, pyetja qe retorike.

“Kolegët, a keni ndonjë kundërshtim? Vendimi është marrë”, tha presidenti i RIO-s dhe drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Naryshkin dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin.

Kujtojmë se, Aleksandar Vulin, ish-zëvendëskryeministër i Serbisë dhe ish-kreu i BIA-s, që nga maji kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë publike Srbijagas, takohej shpesh me Naryshkin.

Në shkurt të këtij viti, gjatë një takimi në Moskë, Vulin, siç thuhet në njoftimin për shtyp të kabinetit të Vulinit, e informoi Nirishkinin se në Serbi po zhvillohet një përpjekje për një revolucion me ngjyra dhe destabilizim të Republikës së Serbisë nga shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Në të njëjtin njoftim thuhej se, Naryshkin shprehu kënaqësinë e tij për takimin me Vulinin si një “mik të provuar të Rusisë”, ndërsa u theksua se gjoja “Rusia mbështet stabilitetin në Ballkan ”.

Deklarata të tilla vënë në pah sesi Serbia përdorë lidhjet e saj me Rusinë, për interesat e saj, duke u munduar gjithmonë të ketë mbështetjen e saj./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Shefi i NATO-s bën thirrje për rritje prej 400% të mbrojtjes raketore të Aleancës
Next: Qindra ushtarë rusë trajtohen në spitalet bjelloruse, zbulon hetimi

Kur mbushet kupa: Përulja e Vuçiqit para Mladiqit e parkoi Serbinë pranë rrugës evropiane 12 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Kur mbushet kupa: Përulja e Vuçiqit para Mladiqit e parkoi Serbinë pranë rrugës evropiane

The Geopost October 19, 2026
Makthi i Putinit: Riorganizimi i ardhshëm i Kongresit 6 min read
  • Analiza
  • Botë

Makthi i Putinit: Riorganizimi i ardhshëm i Kongresit

The Geopost October 19, 2026
Irani emëron shefin e raketave të sanksionuara nga OKB-ja si ministër të Mbrojtjes 2 min read
  • Analiza

Irani emëron shefin e raketave të sanksionuara nga OKB-ja si ministër të Mbrojtjes

The Geopost October 19, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në retorikën e Beogradit: Nga trashëgimia e Millosheviqit te gara për pushtet 8 min read
  • Analiza

Kosova në retorikën e Beogradit: Nga trashëgimia e Millosheviqit te gara për pushtet

The Geopost October 13, 2026
Putinin dhe Xi-në i bashkon dashuria për korrupsionin 5 min read
  • Analiza

Putinin dhe Xi-në i bashkon dashuria për korrupsionin

The Geopost October 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.