Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Sfidojnë Perëndimin, tre autokratët do të shkojnë në Moskë për Paradën e Fitores

The Geopost April 26, 2025 2 min read
Share the news

Më 9 maj në Moskë do të mbahet Parada e Fitores, e organizuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Edhe pse pjesa perëndimore e botës e bojkoton këtë ngjarje dhe u bën thirrje liderëve që të mos marrin pjesë, tre autokratë – Robert Fico nga Sllovakia, presidenti i Serbisë Aleksamdër Vuçiq dhe ai i Republikës Sërpska, Milorad Dodik – do të marrin pjesë në paradën e këtij viti. Edhe pse ka pasur reagime të ashpra nga zyrtarë të Brukselit që presidenti Vuçiq të mos shkojë, ai me shumë gjasë do të jetë i pranishëm në ngjarje dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të Moskës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi të mërkurën në Beograd se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij përkundër presioneve dhe se do të shkojë në Moskë më 9 maj në paradën me rastin e 80-vjetorit të fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

“Me presidentin (e Rusisë, Vladimir) Putin gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, e cila nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë sepse nuk jemi gjithmonë dakord, por i besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka. Tetë muaj më parë kam thënë se do të shkoj në Moskë më 9 maj dhe do të shkoj në Moskë”, tha Vuçiq për televizionet nacionale ne Serbi.

Ai shtoi se ndoshta do të shkojë vetëm në Moskë dhe se për këtë udhëtim “do të marrë të gjitha goditjet e botës, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Shkrim autorial për The Geopost Dragan Sormaz
Next: Agjentes ruse i ndalohet hyrja në zonën Schengen

Të paktën katër rusë të sanksionuar kanë marrë shtetësinë serbe 5 min read
  • Lajme

Të paktën katër rusë të sanksionuar kanë marrë shtetësinë serbe

The Geopost September 27, 2025
Moldavia përjashton partinë pro-ruse nga zgjedhjet parlamentare 2 min read
  • Lajme

Moldavia përjashton partinë pro-ruse nga zgjedhjet parlamentare

The Geopost September 27, 2025
Partia qeverisëse DPP e Tajvanit tronditet nga spiunazhi kinez brenda radhëve të saj 2 min read
  • Lajme

Partia qeverisëse DPP e Tajvanit tronditet nga spiunazhi kinez brenda radhëve të saj

The Geopost September 27, 2025
Si e kaloi Vuçiq kohën e tij në Nju Jork: Ai hëngri një sanduiç, piu një birrë, nuk pa rreze drite – dhe as tulla të vjetra. 4 min read
  • Lajme

Si e kaloi Vuçiq kohën e tij në Nju Jork: Ai hëngri një sanduiç, piu një birrë, nuk pa rreze drite – dhe as tulla të vjetra.

The Geopost September 27, 2025
Paraguai kërkon anëtarësimin e Tajvanit në OKB 3 min read
  • Lajme

Paraguai kërkon anëtarësimin e Tajvanit në OKB

The Geopost September 26, 2025
Avionët luftarakë rusë janë parë sërish pranë Alaskës, thotë ushtria amerikane 2 min read
  • Lajme

Avionët luftarakë rusë janë parë sërish pranë Alaskës, thotë ushtria amerikane

The Geopost September 26, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.