Mediat gjermane kanë raportuar se diplomati rus që është gjetur i vdekur pranë ambasadës së Rusisë në Berlin muajin e kaluar ishte një agjent i fshehtë i inteligjencës.
Gazeta Der Spiegel thotë se policia kishte gjetur trupin e një diplomati rus, i cili me sa duket ka rënë nga dritarja e ambasadës. Ky njeri ishte identifikuar si një anëtar i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (SHFSR), agjensisë kryesore të inteligjencës në Rusi.
Vdekja nuk është raportuar më parë. Der Spiegel tha se policia kishte zbuluar trupin pranë ambasadës më 19 tetor dhe se shërbimet e urgjencës nuk kanë qenë në gjendje ta ringjallnin. Gazeta raportoi se burimet gjermane të sigurisë nuk ishin të sigurta për shkakun e vdekjes dhe se ambasada ruse nuk kishte autorizuar bërjen e një autopsie.
Ambasada ka refuzuar të komentojë mbi vdekjen e ndonjërit nga stafi i saj. Ministria e Jashtme gjermane ka konfirmuar vdekjen e një diplomati rus, por ka thënë se nuk mund të japë më shumë informacion.
Gazeta investigative Bellingcat, duke cituar bazat e të dhënave të zbuluara, identifikoi agjentin e inteligjencës si djalin e një oficeri të lartë të SHFSR-së, një zëvendësdrejtor i Shërbimit të Dytë të agjencisë së inteligjencës, i cili është akuzuar për komplot për atentatet jashtë shtetit.
Kjo përfshin vrasjen e Zelimkan Kangoshvili (Zelimkhan Khangoshvili) në vitin 2019. Ish-komandanti rebel çeçen, i cili ishte një shtetas gjeorgjian, u vra në Kleiner Tiergarten të Berlinit. Objektiva të tjera të Shërbimit të Dytë kanë përfshirë liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili për pak sa nuk vdiq pas një sulmi nga helmi në vitin 2020. Rusia ka mohuar se ishte pas këtyre dy sulmeve.
Sipas Bellingcat, diplomati mbërriti në Berlin dy muaj para vrasjes së Kangoshvilit (Khangoshvili). Gazeta raportoi se nuk ka asnjë provë që lidh këto dy ngjarje. Para këtij posti, diplomati ka qenë i dërguar i Rusisë në misionin e saj në Kombet e Bashkuara në Vjenë.

Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan
Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë
Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën
12 vende evropiane i bëjnë thirrje BE-së të forcojë praninë në Arktik përballë Rusisë dhe Kinës