Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

The Geopost mban sot konferencën “Balkan Disinfo 2025”

The Geopost February 12, 2025 1 min read
Share the news
The Geopost organizon sot konferencën “Balkan Disinfo 2025”, një ngjarje e rëndësishme që do të trajtojë sfidat dhe kërcënimet e dezinformimit në rajon dhe më gjerë. 
Konferenca do të mbledhë ekspertë të fushës, analistë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të diskutuar ndikimin e propagandës dhe strategjitë përballuese.
Në konferencën, e cila sipas njoftimit do të zgjasë tërë ditën, janë paraparë tetë panele diskutimi.
Temat kryesore që do të trajtohen janë dezinformimi transatlantik, dezinformimi në BE dhe shtetet baltike, sfidat e reja për fact-checking në 2025, Ukraina që nga agresioni rus, dezinformimi në Ballkan dhe ndikimi rus, dezinformimi në rajonin e Detit të Zi si dhe roli i inteligjencës artificiale në dezinformim.
Diskutimi do të pasurohet me folës nga Amerika, Britania e Madhe, Polonia, Italia Sllovakia, Rumania,Serbia,  Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Finlanda, Latvia, Maqedonia e Veriut e Spanja.
Konferenca synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi kërcënimet që vijnë nga dezinformimi dhe të diskutojë strategjitë për mbrojtjen nga manipulimet e aktorëve keqdashës.
Konferenca “Balkan Disinfo 2025” mbahet në Hotel Swiss Diamond dhe nis në ora 9:00./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Presidenti rumun Klaus Iohannis jep dorëheqjen mes krizës për zgjedhjet e anuluara
Next: Kërcënimet hibride dhe dezinformimi nga Rusia dhe Kina kanë shënuar rritje

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.