Rusia nuk po heq dorë nga ndikimi i saj në Ballkan, e kështu edhe në Mal të Zi, duke u përpjekur të ndryshojë drejtimin politik të këtij vendit të vogël ballkanik dhe të jetë më me ndikim se sa blloku perëndimor. Ajo paraqitet dhe imponohet si mbrojtëse e popullatës proruse dhe serbe dhe e ushtron ndikimin e saj në Mal të Zi përmes disa mediave, shtetit të Serbisë dhe veçanërisht përmes kishës. Ndarjet aktuale në shoqërinë malazeze (malazezë – serbë) i shërbejnë këtij qëllimi dhe prekin drejtpërdrejt Rusinë.
Sipas analizës së Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (QSSN) në Uashington, Kisha Ortodokse Ruse, e cila nuk kontrollohet plotësisht nga Rusia zyrtare, është ende një instrument i fuqisë së butë dhe vepron në koordinim me Kremlinin për politikën e brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për të ndihmuar në përmbushjen e interesave kombëtare të Rusisë jashtë vendit.
Edhe pse Mali i Zi dhe Rusia kanë pasur marrëdhënie miqësore gjatë historisë, veçanërisht gjatë sundimit të dinastisë Petroviq, gjatë shekujve 18, 19 dhe 20, sot situata është krejtësisht ndryshe. Mali i Zi është anëtar i NATO-s, ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka mbështetur sanksionet ekonomike dhe diplomatike të BE-së kundër Moskës, pas konfliktit në Ukrainë.
Nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Kisha Ortodokse Ruse vitet e fundit ka përdorur krizën ortodokse për një fushatë antiperëndimore, ndërsa ndikimin e saj e përdoe për të destabilizuar dhe marrë pjesë në jetën politike. Ky është një rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane, për të cilin të gjithë aktorët janë të vetëdijshëm dhe disa analistë besojnë se Kisha Ortodokse Ruse i jep vetes “kompetenca” më të mëdha, duke vlerësuar se ky ndikim në Mal të Zi është rritur që nga hyrja e Malit të Zi në NATO.
Në një prononcim për Geopost, Danilo Burzan, gazetar dhe publicist shumëvjeçar nga Podgorica, vlerëson se Kisha Ortodokse Ruse (KOR) prej kohësh ka synuar për vete rëndësinë “prej papës” për të gjithë Ortodoksinë.
“KOR-ja madje synon edhe Patriarkanën e Kostandinopojës dhe e konsideron atë në varësi të vetes. Në këtë renditje, natyrisht, ai përpiqet të ‘diktojë’ sjelljen e të gjitha dioqezave dhe kishave ortodokse. Me sa duket, ajo dëshiron të “mbrojë” vëllezërit e saj sllavë nga perëndimi dhe për këtë arsye fort kërkon një identitet të përbashkët sllav dhe kulturë ortodokse, në mënyrë që të ketë një ndikim më të madh, ka ortodoksë kudo në shumicë, madje edhe në Mal të Zi”.
Sipas Burzanit, ai përpiqet në radhë të parë ta arrijë atë duke “mësuar” dhe mobilizuar Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila me gjithë zemër ndihmon përpjekjet e Kremlinit për të ringjallur pansllavizmin dhe “bashkimin e botës sllave”, natyrisht – nën kujdesin e Rusisë. Ai thekson se ndërhyrja e hapur e Kishës Ortodokse Ruse në çështjet e brendshme (imanente politike) të Malit të Zi është parë, për shembull, në vitin 2016, para vendimit të vendeve perëndimore për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Në atë kohë, Moska shprehu hapur dhe publikisht shqetësimin për ‘largimin’ e mundshëm të Malit të Zi, dhe më pas Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi lëshoi një deklaratë ku pasqyronte ‘paralajmërime’ të tilla ruse, duke këmbëngulur, përmes mediave, që për anëtarësimin në Aleancë ‘të vendosin qytetarët e Malit të Zi në referendum’, dhe jo vetëm – siç thanë – ‘klika në pushtet’, thekson Burzan për portalin tonë.
Ai thekson se “është një histori e veçantë e përpjekjeve të Kishës Ortodokse Ruse dhe Serbe për të parandaluar me çdo kusht rinovimin e kishës autoqefale ortodokse malazeze, duke ushtruar presion mbi Patriarkanën e Kostandinopojës dhe duke mashtruar qëllimisht opinionin duke fshehur dokumente që vërtetojnë justifikimin e kishës ortodokse malazeze.”
Disa nga partitë politike që përbëjnë shumicën parlamentare në Mal të Zi, pas zgjedhjeve të mbajtura një vit më parë, mbi të gjitha Fronti Demokratik, avokojnë kthimin e Malit të Zi në Moskë dhe përpiqen të bëjnë presion mbi Qeverinë që të mos mbështesë politikën e Brukselit ndaj Rusisë.
Ndërsaa Lëvizja Qytetare URA, një pjesë e vogël e shumicës në pushtet, thotë se Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme.
The Geopost

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston
Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë