Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Hovenier sërish kërkon nga qeveria shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin, Kurti jep sqarime

The Geopost February 6, 2024 2 min read
Share the news

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur edhe njëherë kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës që të shtyjë  implementimim e rregullores së re të BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, shkruan The Geopost.

Në një adresim për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Hovenier tha se kjo do të ndikojë në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve. Derisa shtoi se i përkrah përpjekjet për të shmangur krimet financiare.

“Kërkojmë që qeveria të jetë partnere me ne. Kjo do të ndikojë në cilësinë e parteritetit tonë. Ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”, tha ai ndërkohë që shtoi se ShBA-të e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit porse beson se duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re të BQK-së.

Ndërsa nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media u bë e ditur se rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por rregullimin bankar dhe financiar në vend.

Sipas komunikatës, kryeministri Albin Kurti në takimin me ambasadorët e QUINT-it tha se as situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve vartëse që të adresojnë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim të ngritur në mënyrë të shpejtë teksa theksoi që gjatë kësaj periudhe të tranzicionit, fokusi do të jetë informimi i bizneseve të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Raport: G7, BE shqyrtojnë planin për të përdorur asetet e ngrira ruse si kolateral për rindërtimin e Ukrainës
Next: Taksistët serbë në veri vëzhgojnë Policinë

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit? 3 min read
  • Lajme

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?

The Geopost May 4, 2026
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.