Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Mladenoviq nga Instituti Serb në shërbim të dezinformatave: Kosova tenton të ndërrojë identitetin goran

The Geopost February 5, 2024 3 min read
Share the news

Serbia po prodhon dezinformata kundër Kosovës nga shumë kënde. Këtë herë Radivoje Mladenoviq nga Instituti për Gjuhën Serbe “SANU” deklaroi rrejshëm që Kosova po tenton që “komunitetit goran t’i ndërrojë identitetin”. Për shkas ai mori vizitën e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev në Kosovë, me ç’rast ky i fundit kërkoi nga presidentja Vjosa Osmani që bullgarët që jetojnë në Kosovë të kenë kategorinë e tyre kushtetuese.

Këto dezinformata të Mladenoviq u publikuan në portalin serb “Kosovo Online” më 31 janar dhe gjithashtu një intervistë e kishte dhënë edhe për “Euronews Serbia” më 14 janar.

Çka deklaroi Mladenoviq?

“Goranët nuk ndihen si bullgarë. Duke i shpallur goranët si bartës të gjuhës dhe identitetit etnik bullgar, Bullgaria po përpiqet të marrë statusin e pakicës kombëtare në Kosovë. Për më shumë se njëqind vjet, një pjesë e politikës shtetërore bullgare dhe shkencës dhe kuazishkencës bullgare janë përpjekur të dëshmojnë se pjesa më e madhe e Gadishullit Ballkanik në fakt i përket gjuhëve periferike bullgare dhe se në këtë kontekst është krijuar një projekt agresiv si në Kosovë ashtu edhe në brendësi të Serbisë. Arsyet janë shumë fitimprurëse, nga momenti që dikush merr nënshtetësinë bullgare merr pasaportën bullgare, me pasaportë bullgare mund të shkojë në Bashkimin Evropian”.

Çka deklaroi Radev?

“I jam mirënjohës presidentes Vjosa Osmani-Sadriu për angazhimin e saj personal që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë të jetë transparent, objektiv dhe i bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare, në mënyrë që në të ardhmen komuniteti vendor bullgar të ketë mundësinë të njihet si një pakicë kombëtare”.

Analiza:

Kjo është dezinformatë për faktin se Kushtetua e Kosovës dhe ligjet për pakicat e njohin komunitetin goran dhe të drejtat e tij, si dhe ka një vend të rezervuar në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se me regjistrimin e popullsisë secili qytetar i Kosovës është i lirë ta tregojë se si ndihet për identitetin, si dhe “nuk ka kufizime dhe askush nuk e pengon askënd që të vetëidentifikohet se cilit komunitet i përket”.

 

Neni 64 [Struktura e Kuvendit] Kushtetuta e Kosovës:

në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara./G.Venhari-The Geopost/

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=3702

 

 

Continue Reading

Previous: Serbia dëbon shtetasen ruse për pjesëmarrje në protestat kundër luftës
Next: Analistët perëndimorë paralajmërojnë për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.