Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj më shumë se 250 personave dhe subjekteve në lidhje me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Masa e fundit është pjesë e një përpjekjeje për të goditur evazionin e Rusisë ndaj sanksioneve duke përcaktuar objektiva të shumta specifike – duke përfshirë njerëz dhe subjekte në Kinë, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera të treta – përveç objektivave ekzistuese në Rusi.
Shtetet e Bashkuara thonë se sanksionet e reja synojnë individë dhe subjekte që kanë përmirësuar aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës dhe po forcojnë “kapacitetin e ardhshëm të prodhimit të energjisë dhe eksportit të Rusisë”.
“Ne do të vazhdojmë të përdorim mjetet që kemi në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për krimet e Rusisë në Ukrainë dhe ata që financojnë dhe mbështesin makinën e luftës ruse”, tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
SHBA vendosi sanksione ndaj shumë individëve dhe institucioneve financiare ruse, si dhe kompanive ruse të energjisë të përfshira në zhvillimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm në një port detar të Balltikut.
Subjektet e vendeve të treta ishin në shënjestër për dërgimin e teknologjisë duke përfshirë kushineta me top ose rul, pjesë avioni dhe sisteme me rreze X.
Sanksionet synojnë gjithashtu kompanitë komerciale të imazheve satelitore me bazë në Kinë që kanë ofruar imazhe vëzhgimi me rezolucion të lartë për firmën mercenare ruse Wagner, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA.
Rusia i ka hedhur poshtë sanksionet e vendosura që nga fillimi i luftës në Ukrainë si të paligjshme dhe pohon se ato do të pengojnë zhvillimin e ekonomisë ruse./VOA/

“Super e marta” e zgjerimit: Mali i Zi dhe Shqipëria përparojnë në negociata, Serbia mbetet prapa
Mijëra njerëz u nisën në një Marsh Paqeje tre-ditor në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Eurodeputetët me kritka të ashpra ndaj Serbisë: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiqit
Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën (Video)
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë