Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ligjvënësit amerikanë dhe ekspertët të shqetësuar për dezinformimin në rritje të Kinës

The Geopost December 2, 2023 3 min read
Share the news

Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan të enjten se përpjekjet e Partisë Komuniste Kineze për përhapjen e dezinformatave do të rriten vetëm përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara. Siç raporton korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, gjigandi i mediave sociale TikTok është shqetësimi kryesor i ligjvënësve.

Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë të enjten se fronti më i rëndësishëm në konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës mund të jetë në telefonat celularë të njerëzve.

Kongresisti republikan Mike Gallagher ngriti alarmin për rrezikun e rrjetit social “TikTok”

“TikTok është ndoshta operacioni më i madh i ndikimit malinj që është zhvilluar ndonjëherë, duke lejuar një entitet të kontrolluar nga CCP (Partia Komuniste Kineze) të bëhet platforma dominuese e medias dhe platforma dominuese e lajmeve në Amerikë. Kjo do të ishte gabim i madh”.

Përhapja e dezinformatave në të gjitha platformat e mediave sociale, përfshirë TikTok, mund të dalë shpejt jashtë kontrollit, thanë ligjvënësit.

Ndërsa, demokrati Raja Krishnamoorthi tha: “Ky falsifikim i thellë i Donald Trump është një vështrim në atë çka na pret e ardhmja për të gjithë ne. Ndërsa teknologjia përmirësohet, po ashtu do të përmirësohet edhe aftësia e falsifikimeve për t’u publikuar pa u zbuluar nëpër mediat sociale”.

Mënyra se si funksionon TikTok shkakton shqetësimin më të madh për ligjvënësit dhe ekspertët.

John Garnaut nga Instituti Australian i Politikave Strategjike tregoi rrezikun që shfaq TikTok.

“TikTok është një mundësi më e sofistikuar ku ka aftësinë, të paktën në teori, të mikro-shënjestrojë mesazhe në zona të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës ose demografi të ndryshme. Dhe ka një algoritëm në të cilin askush nuk ka qasje, por është në Kinë dhe shteti kinez nuk ka lejuar që ai algoritëm të shitet”.

Por praktikat e biznesit kinez mund të komprometojnë gjithashtu pronarët e bizneseve të mediave sociale, tha një ekspert.

Studiuesja Yaqiu Wang nga Freedom House ka folur për CEO-n e Teslas, Elon Musk.

Musk mund të jetë veçanërisht i prekshëm ndaj presionit nga Pekini, sepse ai ka interesa të rëndësishme biznesi në Kinë. Dhe CCP është shumë, shumë e mirë në shfrytëzimin e qasjes të bizneseve të huaja në vend për t’i detyruar ata të ndjekin partinë.

Ekspertët u thanë ligjvënësve që TikTok po bëhet gjithnjë e më shumë burimi kryesor i lajmeve për shumë amerikanë, veçanërisht ata më të rinj, por thanë se ligjet ende mund të miratohen për të ndaluar përhapjen e dezinformatave.

“Të miratohen rregullore që kërkojnë transparencë nga të gjitha platformat e mediave sociale, duke përfshirë politikat e zbulimit dhe zbatimin dhe çfarë përmbajtje kanë promovuar apo cenzuruar, sipas kërkesës së qeverisë”, tha Wang.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Lavrov “non grata” në Shkup, i quan Blinkenin dhe Borellin “frikacakë”    
Next: NATO dënon sjelljen destruktive të Rusisë në Shkup, i kërkon të tërhiqet menjëherë nga Ukraina

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.