Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lavrovit i kërkohet t’i dëgjojë krimet e Rusisë në Ukrainë në Samitin në Shkup

The Geopost December 1, 2023 3 min read
Share the news

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në fjalimin e saj në samitin e OSBE-së në Shkup ka reaguar për mungesën e pranisë së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, derisa po mbante fjalimin e saj para pjesëmarrësve të samitit.

“Kësaj here në këtë sallë është e përfaqësuar edhe Rusia, edhe pse jo ministri i saj, i cili ka ardhur vetëm për të folur e jo për të dëgjuar të tjerët, unë ju them – ndaloni këtë luftë, e cila është e drejtuar edhe kundër OSBE-së”, ka deklaruar Baerbock.

Ajo ka theksuar se kjo nuk kërkon negociata, lëshime nga Ukraina, por vetëm një vendim të Rusisë për të respektuar parimet e OSBE-së dhe tërheqjen e trupave të saj.

Baerbock u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare, të cilat duan të dëgjojnë, që të bëjnë gjithçka për të ruajtur efektivitetin e OSBE-së përmes një vendimi të përbashkët në favor të rendit evropian të sigurisë.

Ndër tjerash, Baerbock ka thënë se bashkëpunimi në kuadër të organizatës duhet të forcohet më tej me gjithë pengesat që Rusia ka vendosur për më shumë se një vit.

Fakti që Rusia dështoi të shkatërrojë OSBE-në, “është një kontribut i rëndësishëm për rendin tonë të paqes”, është shprehur shefja e diplomacisë gjermane, duke theksuar se “ky rend paqeje duhet të vazhdojë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në, ka pohuar faktin se OSBE-ja, gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut, është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore.

“Kam tri mesazhe kyçe si paraardhës. Maqedonia e Veriut mori përsipër kryesimin me OSBE-në në një kohë lufte aktive dhe një kërcënimi për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën defetizmin [mposhtjen] dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së”, tha Osmani.

Gjithashtu, Stefan Meister, shef i Programeve për rendin dhe demokracinë ndërkombëtare në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, kishte paralajmëruar se Rusia do të mundohej të keqpërdorte  samitin e OSBE-së në Shkup. Ai kishte thënë se vendet anëtare duhet ta shqyrtojnë mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga organizata, në mënyrë që ajo të bëhet funksionale.

“Mendoj se Rusia po e keqpërdor organizatën dhe po e përdor për propagandën e saj për t’i bllokuar gjërat, prandaj nuk e shoh si kanal [komunikimi]”, kishte thënë ai.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Levrov i izoluar në Shkup: I nervozuar braktisi takimin pasi pjesëmarrësit bojkotuan fjalimin e tij
Next: Strategjia e mbrojtjes e BE-së duhet të përfshijë Ukrainën, thotë von der Leyen

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.