Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

E vërteta e Millan Radoiçiqit në manastirin e Banjskës

The Geopost September 30, 2023 3 min read
Share the news

Zëvendës kryeministri serb, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka bërë përpjekje për të mbrojtur Millan Radoiçiqin – i identifikuar nga organet kosovare të sigurisë si njëri nga udhëheqësit e operacionit terrorist të datës 24.09.2023. Rasti tanimë është i zbardhur në detaje si përmes videoregjistrimeve nga dronat, ashtu edhe nga burime alternative të informacionit e deklarata të të arrestuarve në rast.

Si mysafir i RTS  me datë 26.09.2023, ai në një moment e konteston video regjistrimin, duke thënë se aty shihet edhe borë, e se nuk përket me datën kur është zhvilluar operacioni, duke aluduar se ngjarja mund të jetë e një kohe tjetër.

Sipas këtij pohimi, del se shteti serb ka qenë kryekëput i njoftuar, gjë që konfirmohet edhe me fjalët që ditë më parë gjatë procesit të bisedimeve në Bruksel, presidenti serb i kishte thënë kryeministrit Kurti se Millan Radoiçiqi do të flijohet për Serbinë ashtu si Adem Jashari për Kosovën.

Me të gjithë skenarët e mundshëm, e që nuk janë të paktë, e marrë parasysh faktin se nga operacioni terrorist Radoiçiqi shpëtoi i gjallë, Vuçiqi dhe qeveria e tij duhet ta mbrojnë me çdo kusht. Por kryeneçësia e fakteve, i nxjerr përballë të vertëtës komplet të zhveshur dhe ua pamundëson fabrikimet e gënjeshtrat.

Nëse i kthehemi videoregjistrimit dhe ngjarjeve brenda manastirit të Banjskës, kujtojmë se Kisha Ortodokse Serbe në disa prononcime është shfajsuar duke thënë se nuk ka të bëjë asgjë me personat e apostrofuar. Për më tepër, ata kanë thënë se disa nga pelegrinët edhe janë plaçkitur nga personat e uniformuar. Vuçiqi, në adreimin e tij thotë se personat e uniformuar me në ballë Radoiçiqin nuk ishin në manastir por në Konak (objekt ndihmes i manastirit në rastin konkret). Pra kisha u paska bërë konak terroristëve.

Ka vite e vite që organet tona të sigurisë dyshojnë më të drejtë se në shumë raste kisha ka qenë instrument i veprimeve armiqësore ndaj vendit tonë, duke ofruar përkrahje logjistike dhe jo vetëm për strukturat legale, ilegale e terroriste serbe në Kosovë, që nga komunikimi, strehimi, aktivitetet e spiunazhit, aktivitetet e përditshme të propagandës, vendqëndrim e vendpërqëndrim forcash e armatimesh.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputetja britanike Alicia Kearns përmes fjalës së saj në Parlamentin Britanik muaj më parë, bazuar në burimet e saj nga strukturat e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pat shkaktuar bujë dhe tregime të ndryshme në sferën politiko ushtarake ndërkombtare.

E vërteta e Kishës apo e Daçiqit

T’i kthehemi prononcimit të Daçiqit tani. Në këtë pikë, është kundërthënës prononcimi i KOS se ata kanë parë për herë të parë këta persona të uniformuar në manastirin e tyre. Të dhënat nga strukturat e sigurisë në Kosovë e thonë të kundërtën, meqë sipas informacioneve del që në këtë manastir, akterët e natës së kobshme të kenë qenë edhe herave tjera. Pra informacionet i japin të drejtë këtu Daçiqit.

Pretendimi i Daçiqit për videoregjistrimin, tregon se KOS me deklaratat e tyre, kanë gënjyer se nuk kishin pasur njohuri paraprake për personat e grupit terrorist në fjalë. Në fakt, manastiri mund të ketë qenë një nga bazat kryesore prej ku kanë operuar terroristët serbë. Në të kundërtën, KOS duhet ta demantojë mirë e mbarë Daçiqin si gënjeshtar, nëse me të vërtetë qëndron prapa deklaratave të saj për mospërfshirje në rast.

Tutje, Daçiqi duhet të sqarojë se sipas njohurive që paska, kur ka qenë momenti apo data tjetër kur këta terroristë ishin „mysafirë“ në atë manastir?

Nëse e ka ditur, pse strukturat e tyre të sigurisë nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar veprime të tilla nga terroristët së paku përmes KFOR-it e EULEX-it?

A ishte i njoftuar (!) Aleksandar Vuçiq me ato që ditka Daçiqi?

 

Continue Reading

Previous: Si rritja e tregtisë me Kinën po nxit luftën e Rusisë
Next: Ivana Stradner: Nuk ka vend më të mirë për Putinin për të shfrytëzuar cenueshmërinë e NATO-s sesa Ballkani

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.