Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës, tha mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), duke bërë thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve.
Ata shprehën ngushëllimet e tyre për për vrasjen e policit në rrjetin (“X”) dhe uruan shërimin e të plagosurve.
“Ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe mbështesim punën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it të NATO-s në terren. Ne bëjmë thirrje për një hetim të plotë,” tha MPJ.
Ata theksuan se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.
Përshkallëzimi i dhunës në Kosovë dhe sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës u dënua edhe nga Partia Socialiste Demokratike.
“Shprehim keqardhje të thellë për vdekjen e policit të Kosovës, i shprehim ngushëllimet tona familjes së tij dhe i urojmë shërim të shpejtë të gjithë pjesëtarëve të plagosur të forcave të sigurisë”, tha DPS.
“Ne shprehim shqetësimin tonë për përpjekjet e vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës, të cilat sot kanë rezultuar me viktima të tjera nga pala serbe. Shpresojmë që spiralja e dhunës të mos përhapet dhe të ndalen sulmet terroriste në vend”, tha DPS.
“Apelojmë që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë dhe të gjendet zgjidhja me mjete paqësore”, theksojnë në DPS./cdm.me/

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk