Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme
  • Siguri

Sulm terrorist në veri të Kosovës, vritet një polic dhe një tjetër plagoset

The Geopost September 24, 2023 3 min read
Share the news

Një sulm terrorist ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po ashtu, sipas Policisë, si pasojë e sulmit është plagosur një zyrtar policor, Alban Rashiti dhe një tjetër është lënduar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Dy tjerët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Prishtinë. Rashitit i ështtë hequr predha me një operacion që u krye me sukses.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.

“Njësitë e rendit të stacionit policor Zveçan, pas pranimit të informacionit, i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërritur në afërsi të vendit, ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja në veri është “planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”, ka thënë mes tjerash ajo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që ta dënojnë Serbinë, për siç ka thënë “këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri.

“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Për këto trazira ka paralajmëruar Beogradi zyrtar pas dështimit të takimit në Bruksel.

Serbia paralajmëron për nxitje të tensioneve në Kosovë

Ndërkaq, shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka thënë se “burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka nisur një agresion të pashembullt kundër Kosovës, por “ai do të dështojë”. /Geopost/

Continue Reading

Previous: Hidhet granatë dore në Veri, Sveçla: Urdhri erdhi nga Vuçiqi
Next: Policia e Kosovës: Njëri nga sulmuesit është vrarë

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë

The Geopost October 12, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.