Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se stërvitja e personelit ukrainas për përdorimin e obusit amerikan, artilerisë 155 milimetërshe, ka filluar në një vend evropian jashtë Ukrainës. Ky është fillimi i një përpjekje për t’i mundësuar ushtrisë ukrainase të përdorë artilerinë e sapo furnizuar amerikane në betejën e përshkallëzuar për rajonin Donbas në Ukrainën lindore.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se i pari nga 18 obusët e premtuar të Shteteve të Bashkuara mbërriti të mërkuren në Evropë dhe ngarkesa të tjera të kësaj arme pritet të dërgohen në Ukrainë.
Sistemet e artilerisë do të dërgohen me rrugë tokësore në Ukrainë. Stërvitja e personelit ukrainas është duke u bërë në obuset e tjera 155 milimetërshe gjetkë në Evropë, tha zyrtari.
Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane tha gjithashtu se Rusia në 24 orët e fundit ka shtuar katër batalione të tjera taktike me ushtarë në Ukrainë, tre prej tyre në rajonin e Donbasit.
Zyrtari nuk tha se sa batalione taktike ndodhen tani në Donbas, por të martën Pentagoni tha se Rusia kishte gjithsej 78 batalione të tilla në Ukrainën lindore dhe jugore.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor