Një javë pasi u vra duke luftuar për Rusine, trupi i pajetë i serbit Stefan Dimitrijevic është ende i pavarrosur.
Federata Ruse nuk ka marrë mundin që me shpenzimet e saj ta sjellë kufomën e mercenarit qe dha jetën për të, në Serbi.
Kjo është bërë e ditur nga vëllai i Stefanit, Ivan Dimitrijevic, një status në Facebook.
“Ka kaluar nje javë që kur u vra vëllai im, dhe askush nuk ka pritur dicka të tillë. Shume njerëz janë ofruar qe të ndihmojnë, kemi vendosur që ta publikojmë llogarinë time bankare për ndihmë rreth mbledhjes së të hollave për varrimin dhe sjelljen e kufomës në Serbi”, ka shkruar Ivan Dimitrijevic në Facebook.

Mercenari serb, që u vra nga forcat çlirimtare ukrainase, kishte shkuar për të luftuar përkrah forcave okupuese ruse në Donbas që në vitin 2015.
Ndërkohë, mercenari i vrarë serb, Stefan Dimitrijevic, kishte postuar edhe një fotografi të tij në veri të Mitrovicës.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor