Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e diplomatit Christopher Hill si ambasador të ri të SHBA-së në Serbi.
Ky është edhe hapi i fundit në procesin e konfirmimit të ambasadorit të ri amerikan në Beograd, i cili do të zërë vendin e ish-përfaqësuesit diplomatik, Anthony Godrfi.
Hill vjen në postin e ambasadorit në Serbi me sugjerimin e presidentit amerikan Joe Biden.
Në mesin e dhjetorit 2021, Christopher Hill dëshmoi para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, si një procedurë e rregullt e konfirmimit të nominimit.
Ai tha atëherë se ishte i shqetësuar se Beogradi po i drejtohej Rusisë për furnizime të caktuara për ushtrinë dhe Kinës kur ishte fjala për plotësimin e nevojave për infrastrukturë. Hill filloi karrierën e tij diplomatike në Beograd dhe mori pjesë në procesin që kulmoi me Marrëveshjen e Dejtonit dhe ishte delegat special për Kosovën nga viti 1998 deri në vitin 1999.
Para se të tërhiqej nga diplomacia në vitin 2010, Hill shërbeu si ambasador në Irak, Poloni dhe Maqedoninë e atëhershme. Ai ishte gjithashtu Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Ai drejtoi delegacionin amerikan gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e Koresë së Veriut mbi çarmatimin bërthamor në 2003.
Pas një karriere diplomatike aktive, Hill ishte dekan i Universitetit të Denverit dhe këshilltar i Grupit Albright-Stonebridge.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor