Pothuajse e gjithë Evropa ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet e linjave ajrore ruse dhe avionëve privatë nga Rusia, si pjesë e sanksioneve kundër vendit për shkak të agresionit ushtarak kundër Ukrainës fqinje. Por, Serbia nuk bëri të njëjtën gjë. Ajo është në mesin e katër vendeve që ende e mban qiellin të hapur për avionët rusë.
Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian i mbështetën sanksionet kundër Rusisë, por edhe dënuan agresionin rus të paprovokuar kundër Ukrainës.
Gjithashtu, fluturimet u ndaluan edhe nga vendet joanëtare – Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Norvegjia dhe Britania e Madhe. Kosova po ashtu menjëherë pas fillimit të pushtimit rus, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, i dërgoi një mesazh të qartë Rusisë për politikën që ka zgjedhur.
Kompania “Air Serbia”, e cila është në pronësi të Qeverisë së Serbisë, ka tetë fluturime javore në linjën Beograd – Moskë – Beograd, si dhe fluturon në linjën për dhe nga Shën Petersburg.
Edhe pse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se presin që Serbia dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të përafrojnë politikat e tyre me shumicën e vendeve evropiane, si dhe sanksionet kundër Rusisë, kjo nuk ka ndodhur.
Vuçiq vazhdon të dëshmojë me veprimet e tij se është në anën e Rusisë dhe në këtë mënyrë mbështet agresionin në Ukrainë, sepse, me sa duket, çmimi me të cilin Serbia blen gazin nga Rusia është më i rëndësishëm sesa dënimi dhe sanksionet kundër Rusisë dhe jetëve të njerëzve që aktualisht po përjetojnë terrorin e agresionit rus. / The Geopost /

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor